6 shenja që tregojnë se jeni në depresion dhe nuk jeni në dijeni
Pamundësia për të dalë nga shtrati, ndjenja e zvogëluar e vetëbesimit, frika e vazhdueshme dhe izolimi i vazhdueshëm janë vetëm disa nga shenjat më të zakonshme të depresionit.
Megjithatë, 300 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe as 50% e tyre nuk trajtohen, pasi depresioni nuk mund të njihet lehtësisht.
“Njerëzit shpesh stigmatizojnë depresionin dhe mohojnë gjendjen e tyre, dhe janë të befasuar kur të tjerët iu tregojnë se ata janë në depresion”, tha Susanne Cooperman, psikologe në NYU Langone.
Ajo përmend disa simptoma të papritura të depresionit te gratë, të cilat i kanë përjetuar në një kohë të gjithë, por që nuk janë në dijeni se janë të prekura nga gjendja.
Megjithatë, nëse këto simptoma janë të pranishme për shumicën e ditës ose gjithë ditën, Cooperman rekomandon që personi të vizitojë mjekun:
Rregullisht humbni kontrollin
Zgjoheni shumë herët
Jeni më shpesh në rrjetet sociale
Vuani dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Shtoni ose humbisni peshë
Papritmas bëhuni të pavendosur