6 muaj pas propozimit të bujshëm për martesë, çifti shqiptar i jep fund lidhjes
Në janar të këtij viti në të gjithë mediat e rrjetet sociale mori vëmendjen propozimi romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së tij, Blerina Bajkos në emisionin “Këndo Këngën Time”.
Mirëpo vetëm 6 muaj pas këtij propozimi, çifti duket se e kanë prishur fejesën. Këtë e bën të ditur revista “Story” nga burime të sigurta teksa arsyet e ndarjes nuk bëhen ende të ditura.
Po ashtu çifti kanë fshirë fotot e tyre së bashku dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.