6 mënyrat më të mira për të kursyer për të ardhmen e fëmijës suaj

6 mënyrat më të mira për të kursyer për të ardhmen e fëmijës suaj

Prindërimi është një përgjegjësi e rëndësishme. Në momentin që ju keni fëmijën tuaj bëni plane të mëdha për jetën e tij, jeni të vendosur të jepni gjithçka që ai ka nevojë për t’u rritur dhe për të jetuar i lumtur, i shëndetshëm dhe i suksesshëm.

Kursimi i parave për të siguruar të ardhmen e të vegjëlve tuaj përfshin një sërë vendimesh praktike.

Qoftë për shkollën, për kurse apo për studimet jashtë vendit, kursimi i parave është një domosdoshmëri për çdo ngjarje në jetën e fëmijës suaj. Më poshtë kemi disa gjëra thelbësore që duhet të mbani mend kur kurseni për të ardhmen e të voglit tuaj.

  1. Filloni herët.

Mënyra më e mirë për të filluar kursimin për të ardhmen e fëmijës suaj është të filloni sa më shpejt që të mundeni. Po, fëmija juaj mund të jetë ende shumë i vogël, por pikërisht për këtë arsye ju duhet të filloni të kurseni, pasi shpenzimet janë më të ulëta dhe tani mund të arrini të kurseni shumë më shumë sesa do të mundeni të kurseni më vonë. Hapni një llogari të thjeshtë kursimi për fëmijën tuaj dhe filloni të depozitoni shuma të vogla rregullisht.

  1. Llogaritni se sa do t’ju nevojitet.

Për të filluar kursimin, do t’ju duhet një ide themelore se sa para është e nevojshme të kurseni në mënyrë që të arrini qëllimin tuaj. Së pari, caktoni një numër. Cili është qëllimi i kursimit tuaj? Le të themi se qëllimi juaj është të kurseni për arsimin e lartë të fëmijës suaj. Nëse kostoja mesatare e një viti sot mund të jetë 8 milionë lekë, duke mbajtur parasysh inflacionin, supozoni se qëllimi është të kurseni 20 milionë lekë. Nëse kjo mund të jetë një shifër shumë e madhe, kini parasysh se është për arsimin e fëmijës suaj. Mbajtja e një ideje të përafërt në mendje është e dobishme në rastin e kursimit.

  1. Kurseni nga shpenzimet tuaja ditore.

Mënyra e padukshme dhe e vlefshme që mund të kurseni për të ardhmen e fëmijës suaj është duke kursyer gjërat e vogla në të tashmen. Në këtë çështje, banka juaj është miku juaj më i mirë. Shkoni tek një bankë që ju ofron një eksperiencë të qetë bankare dhe që ju ofron një interes të kënaqshëm për depozitat tuaja.

  1. Përfitoni nga dhuratat.

Me shumë gjasa nëse jeni prind i ri do të kërkoni të blini sa më shumë dhurata për të voglin tuaj, ose do të merrni të tilla edhe nga njerëzit e tjerë. Mund të keni miq ose të afërm që ju bëjnë dhurata të shtrenjta si për shembull sende argjendi dhe sidomos floriri në forma të ndryshme. Ajo që duhet të bëni është të filloni t’i ruani këto dhurata, pasi përdroimi i tyre do të jetë i vlefshëm edhe kur fëmija të rritet.

  1. Diversifikoni investimet tuaja.

Mos harroni shprehjen popullore – “mos i vendosni të gjitha vezët në një shportë”! Ju mund të keni qëllime të ndryshme në lidhje me paratë që ju nevojiten për të kursyer, dhe ju mund të keni nevojë për këto para në kohë krize. Investime të ndryshme do t’ju japin ndihma të ndryshme të cilat do t’ju ndihmojnë në shumë mënyra. Mënyra më e mirë për të bërë këtë është që të ndani qëllimet tuaja në qëllime afatshkurtra dhe afatgjata dhe të kurseni në këtë mënyrë. Është e domosdoshme të gjeni një plan investimi që ju premton kthime të larta.

Investimet afatgjata janë më të mira për fëmijën tuaj për të ardhmen e largët. Mundësitë e investimeve afatgjata si fondet e përbashkëta të kapitalit janë jashtëzakonisht të dobishme për planet që përfshijnë arsimin e lartë, veçanërisht jashtë vendit.

  1. Kurseni edhe për ditë të vështira.

Mund të jenë në formën e shpenzimeve mjekësore ose zëvendësimi i diçkaje në shtëpi, por shpenzimet e paparashikuara nuk mund të shpërfillen. Kështu, është më mirë të kurseni për “një ditë me shi”. Investimi në një plan të mirë sigurimi për veten dhe familjen tuaj është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u kujdesur për rrethana që mund të dalin rrugës. Sigurohuni që t’i lexoni kushtet e planit të sigurimit para se të investoni, sepse disa nga kushtet e nënvlerësuara mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni duke humbur para në vend që të përfitoni.

Shpërndaje në: