6 gra të famshme tregojnë pse kanë refuzuar të bëjnë botox dhe operacione plastike

6 gra të famshme tregojnë pse kanë refuzuar të bëjnë botox dhe operacione plastike

Plakja është pjesë natyrale e jetës, por procesi i saj nuk është dhe aq i thjeshtë për t’u pranuar. Prandaj, një pjesë e mirë e personazheve të famshëm nuk kursehen kur vjen puna tek operacionet plastike, botox-i apo fillera-t ashtu sikurse një pjesë tjetër refuzojnë të ndryshojnë diçka në fytyrën e tyre për gjithë arsyet më poshtë.

6 gra të famshme tregojnë pse kanë refuzuar të

Meryl Streep

Fituesja e çmimit Oscar shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj duke u kritikuar herë pas here, por pavarësisht kësaj, Streep ishte e vendosur. Nuk do të bënte asgjë për të ndaluar kohën të linte shenja në fytyrën e saj. Për aktoren botox-i është si të kesh një vello para fytyrës dhe kjo sipas saj s’është diçka e mirë për një aktor.

“E mira e plakjes është se kur ata të marrin në telefon për një rol të ri, zakonisht është e sigurt që do të jetë diçka interesante.”

6 gra të famshme tregojnë pse kanë refuzuar të

Halle Berry

Aktorja e ka pranuar se shpesh e ka ndjerë presionin për të qenë gjithnjë e re dhe nuk e mohon se ideja e botox-it e ka tunduar herë pas here. “I kujtoj shpesh vetes që bukuria nuk lidhet aq shumë me fizikun tim. Plakja është natyrale dhe do të na ndodhë të gjithëve. Dua të dukem gjithmonë si vetja ime, edhe nëse kjo do të thotë një version i plakur i vetes.”

6 gra të famshme tregojnë pse kanë refuzuar të

Julia Roberts

Julia Roberts gjithashtu refuzon të bëjë ndërhyrje estetike në pamjen e saj.

“Eshtë fatkeqësi që jetojnë në një shoqëri kaq të panikosur, ku gratë nuk i japin vetes një shans për ta parë se si duken si njerëz të plakur. Fytyra jote tregon një histori dhe s’e kam fjalën për historinë ku ti i hypën makinës dhe shkon në zyrën e kirurgut.”- është shprehur ajo e pyetur pse nuk pranon të bëjë ndërhyrje estetike.

6 gra të famshme tregojnë pse kanë refuzuar të

Cameron Diaz

Diaz pranon se ka provuar dikur botox-in dhe sot e kësaj dite është e penduar. “Më mirë të shoh fytyrën time të plakur sesa një fytyrë që nuk më përket fare mua. Unë i dua vijëzimet e fytyrës sime. Më kujtojnë që kam qeshur gjithë jetën!”

6 gra të famshme tregojnë pse kanë refuzuar të

Gisele  Bündchen

Supermodelja dhe nënë e dy fëmijëve pranon se është penduar për implantet e gjoksit.

“Isha shumë e ndjeshme sepse mund të ushtrohesha dhe ushqehesha shëndetshëm, por s’e ndryshoja dot faktin që fëmijët e mi shijonin më shumë gjirin tim të majtë krahasuar me atë të djathtin.”- tregon ajo, duke shtuar se menjëherë sapo doli nga anestezua u pendua për vendimin e marrë pasi i dukej sikur po jetonte brenda një trupi që nuk e njihte.

6 gra të famshme tregojnë pse kanë refuzuar të

Pink

Në “shënime për veten” këngëtarja shkruan: “Dalëngadalë po plakesh, kam filluar të shoh vija në fytyrë. Ndonjëherë ti mendon të bësh ndonjë ndryshim në fytyrë për ta ndaluar këtë, pastaj sheh një spektakël dhe vë re që nuk kupton asgjë nga ndjesia e atij personi sepse nuk i lëviz asgjë në fytyrë…Dua që fëmijët e mi ta dinë si dukem unë kur jam me nerva.”

Shpërndaje në: