6 gjërat që i ndodhin foshnjës në 24 orët para se të lindë
Përgjithësisht keni dëgjuar nëna që tregojnë se çfarë ju ndodhi me trupin e tyre 24 orë para se të lindnin foshnjën, se sa dhimbje apo se sa emocione kishin. Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me foshnjën 24 orët e fundit?
Kur nënat shtatzëna kanë ato kontraktimet e dhimbshme, gjërat bëhen mjaft shtrënguese brenda mitrës. Dhe po, edhe i vogli kalon pjesën e tij të momenteve stresuese. Ja se çfarë ndodh me të 24 orët e fundit para se të lindë:
1.I vogli kthehet me kokën poshtë. Kjo është një nga shenjat që tregojnë se bebi është gati të lindë, dhe ndodh zakonisht rreth 24 orë para lindjes. Për një nënë, në momentin që foshnja shkon më shumë drejt pjesës së moshtme të barkut, lehtëson urthin por mund ta bëjë ecjen paksa të vështirë. I vogli mund të ndiejë nevojën për t’u shtrirë më gjatë.
2.Përdor kokën e tij / saj. Kur fëmija është në pozicionin e duhur në legenin e trupit të nënës, ai fillon të përdorë kokën në mënyrë të tillë që të mundësojë lindjen. Është presioni që i vogli krijon me kokën e tij ndaj qafës së mitrës, ai që ndikon në hapjen e kanalit të mitrës. Fëmija nuk është i vetëdijshëm për atë që po bën.
3.Luhatja e rrahjeve të zemrës. Në disa spitale modernë mjekët kontrollojnë rrahjet e zemrës së foshnjës gjatë lindjes. Ka shumë gjasa që rrahjet e zemrës së tij të luhaten pak. Pak a shumë si tek nëna rrahjet e zemrës tek bebi mund të rriten gjatë kohës më aktive dhe të ulen gjatë momenteve më pak aktive.
4.Lëkundjet. Shumë mendojnë se foshnja del si një vidë apo një gozhdë.Shumë mjekë besojnë se procesi ka më shumë ngjashmëri me një vidë. Pra fëmija nuk del ashtu si është plotësisht por përpiqet të kthehet dhe rrotullohet në mënyrë që të gjejë rrugën më të lehtë për të dalë. Pra edhe për të mos mendoni se është aq i lehtë ky moment.
5.Praktikon Frymëmarrjen. Edhe pse nëna gjatë 24 orëve të fundit mund të kalojë kontraktime, ka sigurisht edhe shumë moment pushimi ku fëmija praktikon ndjesinë e frymëmarrjes, pasi shumë shpejt atij do t’I duhet ta bëjë këtë në botën e vërtetë.
6.Mund t’i dëgjojë të gjitha.Veshët e foshnjës janë zhvilluar tashmë, dhe gjithashtu mund të bëjnë dallimin mes zërave që dëgjojnë. Kjo është arsyeja pse ju shikoni se të vegjëlit preferojnë nënën e tyre që sa dalin. Pra kur nëna lind bebin, fëmija i dëgjon të gjitha, që nga britmat e deri tek mallimet. Por mos u shqetësoni, pasi ai nuk do ta mbajë mend këtë fragment.