6 fakte teknologjike që nuk i keni ditur
E vërteta është që ndonjëherë është tërheqëse të lexojmë për “shifra” dhe të dhëna të tjera statistikore të cilat nuk i njohim. Për sa i përket sektorit të teknologjisë, sado që të merremi dhe çfarëdo që të lexojmë përditë, patjetër që ka fakte të cilat nuk i kemi vërejtur.
Huffington Post zgjodhi 6 fakte teknologjike nga libri “1,227 Quite Interesting Facts to Blow Your Socks Off” i John Lloyd, John Mitchinson dhe Hames Jarkin – libër i cili ju ofron një mënyrë kreative për të kaluar kohën tuaj të lirë duke lexuar- dhe na i prezanton…
1. Telefonat e parë celularë kushtonin mbi 2.000 euro dhe bateria e tyre mbante vetëm 20 minuta.
2. Teknologjia e smartphone-ve bazohet në më shumë se 250.000 patentat të veçanta.
3. Popullsia e botës kalon 500,000 orë në ditë duke formuar fjalëkalime dhe kode të tjera sigurie.
4. Lëndët e para të nevojshme për të ndërtuar një kompjuter desktop, duke përfshirë 240 kg lëndë djegëse, 23 kg kimikate dhe 1.5 ton ujë. Të gjitha së bashku peshojnë rreth 2 ton, përafërsisht sa një rinoceron.
5. Të gjitha fjalët e shkruara në Twitter çdo ditë mund të plotësojnë një libër prej 10 milionë faqesh.
6. Ekzistojnë 10.000 herë më shumë fotografi në Facebook se sa në Bibliotekën e Kongresit në SHBA.