6 arsye pse keni kruajtje vaginale!

6 arsye pse keni kruajtje vaginale!

Kruarjet vaginale mund të jenë të pakëndshme në shumë mënyra. Përveç shqetësimin se çfarë po ndodh, jo pak herë vajzat i shoqëron edhe ndjesia e turpit për të pyetur rreth kësaj problematike.

Cilat janë disa nga arsyet pse ju keni kruarje vaginale?

Lori Harrison, infermiere e kujdesit shëndetësor për gratë, thotë:

“Mendoni për zonën vaginale. Është e ngrohtë, e errët dhe e lagësht pothuajse gjatë gjithë kohës. Është ambienti perfekt për kruajtje dhe acarim. Për fat të mirë, zakonisht kjo është lehtësisht e trajtueshme.”
Më poshtë, Harrison dhe Dr. Draion M. Burch, gjinekolog, shpjegojnë shkaqet e zakonshme të kruajtjes vaginale:

Infeksionet

Ato janë të bezdisshme, por super të zakonshme. “Candida [një lloj i zakonshëm i majave që mund të çojë në infeksione mykotike] është gjithmonë i pranishëm në trup në sasi të vogla,” shpjegon Dr. Draion. “Por kur aciditeti normal i vaginës ose ekuilibri hormonal ndryshon, Candida mund të shumohet dhe të shkaktojë probleme.

Lëkurë e ndjeshme

Vagina është delikate. Ajo reagon ndaj aromave dhe parfumeve duke u irrituar dhe shpeshherë sjell kruarje. Nëse kruajtja është kryesisht e jashtme, mund të jetë thjesht një qime e rritur nën lëkurë, ose një reagim ndaj një produkti vaginal me aromë.

Disa aktivitete, si xhirot me biçikletë apo veshjet e ngushta, mund ta irritojnë gjithashtu vaginën dhe të shkaktojnë kruarje.

Vaginoza bakteriale

Jo vetëm që depilimi dhe produktet me aromë mund të shkaktojnë acarim, por ato ndonjëherë mund të shkaktojnë edhe infeksion. Këto gjëra do të vrasin bakteret tuaja të mira, duke lejuar kështu që bakteret e këqija të pushtojnë zonën. Bakteret më pas mund të shkaktojnë kruajtje, rrjedhje të lëngjeve vaginale, urinim të dhimbshëm dhe madje edhe një erë jo të këndshme.

Gjendje të lëkurës

Ekzema, psoriaza, liken planus dhe sëmundje të tjera kronike të lëkurës mund të ndikojnë gjithashtu në lëkurën e vulvës tuaj. Nëse vëreni njolla të kuqe ose me luspa në lëkurë afër vaginës, kontaktoni menjëherë mjekun – veçanërisht nëse tashmë keni një gjendje inflamatore të lëkurës në zona të tjera të trupit.

Stresi

Në përgjithësi, stresi i tepërt mund të ndikojë në trupin tuaj në një sërë mënyrash: dhimbje koke, shqetësime në stomak, tension të muskujve, etj. Edhe vagina nuk është imune ndaj stresit. Stresi prish hormonet tuaja dhe një çekuilibër hormonal mund të shkaktojë kruajtje vaginale.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme

Nëse jeni seksualisht aktiv, nuk mund të përjashtoni plotësisht mundësinë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, ose IST. Kruajtja vaginale është një simptomë e infeksioneve të tilla si klamidia, herpesi gjenital, gonorreja dhe trikomoniaza. Për të zvogëluar rrezikun e marrjes së një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, praktikoni gjithmonë seksin e sigurt.

E rëndësishme: Për secilin prej rasteve të lartpërmendur, duhet të kontaktoni një mjek gjinekolog sa më shpejt të jetë e mundur.

Shpërndaje në: