“6.8 euro pagat”, Shala i PDK-së: Qeveria e rriti 100 për qind tatimin në pronë
Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka folur në lidhjeme qeverisjen e Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Në një intervistë për EO, Shala ka pasur shumë kritika ndaj Qeverisë Kurti.
Sipas Shalës, Qeveria Kurti ka rritur 100 për qind tatimin në pronë.
“Rritja e pagës prej 6.8 cent vërtet ka ndodhur në një situatë jashtëzakonisht të rëndë ekonomike të vendit. Ne tashmë kemi po nga kjo qeveri rritjen 100 për qind të tatimit në pronë për ekonomit familjare. Kemi 200 për qind të tatimit në pronë për bizneset, kemi një inflacion prej rreth 35 deri 40 për qind brenda një mandati qeverisës” – tha deputeti i PDK-së, ndër të tjera.