Këto janë arsyet se përse duhet të merreni me arte marciale

Këto janë arsyet se përse duhet të merreni me arte marciale

Harrojeni shprehjen “gjinija e butë” apo ‘’ kjo është një gjë burrash’’. Shoqëria jonë ka evoluar dhe është më e ndërgjegjshme për rëndësinë e sportit në jetën e gjithësecilit.

Statistikat e ndryshme tregojnë që tashmë edhe femrat po i praktikojnë artet marciale njëlloj si meshkujt.

Sporti më i preferuar mbetet Taekwondo.

Artet marciale kanë evoluar shumë vitet e fundit. Ato nuk janë vetëm një sport ose një mënyrë vetëmbrojtjeje, por një formë shumë e mirë për të përmirësuar trupin dhe për të arritur një ekuilibër mendor.

Zbuloni disa nga arsyet përse femrat duhet të praktikojnë artet marciale

  1. Artet marciale i bëjnë femrat më të forta.
  2.  Ju ndihmojnë të krijoni një raport konstruktiv me trupin tuaj.
  3. Forcojnë karakterin dhe procesin e vetëaktualizimit.
  4. Ju mësojnë të kontrolloni emocionet dhe të keni një ekuilibër mendor të shëndëtshëm.
  5. Janë një formë shumë e mirë për t’u vetëmbrojtur nga keqbërësit.
  6. E pabesueshme, por artet marciale kanë ndikim edhe në tema sociologjike siç është lufta ndaj seksizmit.
  7. Artet marciale zhvillojnë konceptin e barazisë mes llojit. Në këtë sport nuk kanë rëndësi karakteristikat fizike, mjafton vullneti dhe dëshira për t’ia dalë mbanë.
  8. Janë një mundësi shumë e mirë për të bërë miq të rinj.

Shpërndaje në: