500 mijë euro në ditë, rroga e re “e çmendur” e Ronaldos
![500 mijë euro në ditë, rroga e re “e çmendur” e Ronaldos](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/09/ronaldo-533x300.jpg)
Marrëveshja është nënshkruar, por mungon veç zyrtarizimi.
Një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, ka firmosur një kontratë të re me Al Nassr, në kufinjtë e të pabesueshmes.
Gjatë javëve të kaluara u përfol se zgjatja e kontratës mund t’i sigurojë Ronaldos 200 milionë euro në vit, që përkthehet në rreth 16.6 milionë euro në muaj dhe mbi 500 mijë euro në ditë.
Përveç kësaj, ai do të zotërojë edhe 5% të aksioneve të klubit.
Portugezi kishte një kontratë të vlefshme deri në fund të qershorit 2025, dhe sipas burimeve nga Arabia Saudite, klubi pritet të konfirmojë zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit në ditët në vijim.
Sipas renditjes së hartuar nga revista amerikane Forbes, në vitin 2023, ai ishte sportisti më i paguar në botë me 136 milionë dollarë, nga të cilat 46 paga.
Verën e kaluar, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shprehu dëshirën për ta përfunduar karrierën e tij në Al-Nassr./Express/