50 milionëshit të Arsenal i mjaftuan 8 minuta për t’i bërë tifozët të dashurohen me të

50 milionëshit të Arsenal i mjaftuan 8 minuta për t’i bërë tifozët të dashurohen me të

Ben White ishte pjesa më e mirë për tifozët e Arsenal, në miqësoren që skuadra e tyre e luajti me rivalët e qytetit, Chelsea.

Lojtari i cili gjatë kësaj jave u transferua tek Arsenal për shumën e 50 milionë funteve, prodhoi sot disa momente fantastike, duke lënë shije të mirë në debutimin e tij.

White mori sot vendin e Rob Holding për pjesën e dytë të ndeshjes dhe vetëm pas tetë minutave paraqitje ai arriti të bënte një ndërhyrje spektakolare, duke hequr shumë dyshime për të, shkruan Periskopi.

Ziyech ishte afër të shënonte pasi kaloi portierin Bernd Leno, por ishte pikërisht mbrojtësi i ardhur nga Brighton që shmangi golin.

Më poshtë mund ta shihni videon kur White bëri një ndërhyrje që e bëjnë vetëm mbrojtësit më të mëdhenj. /Periskopi/

Shpërndaje në: