5 ushtrime që duhet t’i bëni kur qëndroni gjithë ditën të ulur në karrige
Pas një ditë të kaluar para kompjuterit të ulur në zyrë është normale që të ndiheni të ngrirë e ndoshta edhe me dhembje. Por mos u frikësoni sepse ju sugjerojmë pesë ushtrime të nevojshme për t’u kryer në mënyrë që të ndjeheni më pak të lodhur:
1. Së pari mbani kokën drejtë dhe zgjatni krahët prapa, derisa të kryqëzoni duart. Pastaj me gishtat e kryqëzuar, ngri krahët së prapthi sa më shumë të mundesh. Qëndroni në këtë pozicion për 10 sekonda, pastaj çlodhu pak dhe përsërite sërish.
2. Kur qëndron ulur në skrivani përgjatë të gjithë ditës është normale të ndjesh këmbët si të lidhura, me muskujt e prapëm të kofshës që duket sikur janë të bllokuar. Për të shmangur këtë duhet të uleni me gjunjë në dysheme, të ngrish këmbën e majtë duke mbështetur këmbën përpara teje në mënyrë që gjuri të formojë një kënd prej 90 gradësh. Shtyj përpara bustin deri kur të ndjesh muskulin të tërhiqet. Mbaje aty 10 deri 15 sekonda, pastaj lëshohu dhe pusho, për të rinisur prapë.
3. Nuk mund të lihet prapa dore as shpina, pas një dite të kaluar në skrivani. Prandaj për të ndrequr edhe këtë pjesë, duhet të shtrish me shpinë, duke dërguar gjunjët drejt gjoksit. Pastaj hapni gjunjët, së pari nga e djathta (për gati 15 sekonda) dhe pastaj në të majtë për po aq kohë, duke mbajtur belin e mbështetur fort në tokë.
4. Më tej mbani krahët e vendosura përgjatë ijeve (si në foto) dhe bëni 10 rrotullime të shpatullave, fillimisht nga një drejtim dhe pastaj në të kundërt. Pusho për disa sekonda dhe pastaj përsërit 2-3 seri të tjera.
5. Kur jeni në këmbë duhet të ngriti krahët mbi kokë dhe të zgjateni sa më shumë të mundeni. Pastaj përkuluni përpara, derisa të prekni majën e këmbëve. Nuk ka rëndësi të arrini të prekni tokën, por më shumë të mbani këmbët drejtë dhe të mos përkulni gjunjët.