5 truke që do ju ndihmojnë të qëndroni në formë të mirë fizike gjatë pushimeve të verës
Pushimet e verës nuk duhet të pengojnë qëllimet tuaja për të qëndruar në formë të mirë fizike. Trajnerja Cat Kom ka zbuluar për “Hollywood Life” 5 truke, të cilat do ju ndihmojnë të mbani trupin në formë gjatë kohës që jeni duke udhëtuar apo pushuar.
Merrni me vete gjërat e duhura
Përpara se të largoheni nga shtëpia duhet të planifikoni gjithçka për ushtrimet që do të aplikoni. Duhet të merrni me vete çdo gjë që do ju duhet për t’u ushtruar si për shembull të zgjidhni rroba të lehta dhe të mos harroni atletet për vrap.
Sapo të arrini në destinacion filloni të ushtroheni
Në momentin që arrini në vend dhe gjeni kohë të lirë vishni rrobat dhe filloni të stërviteni. Nëse jeni prindër me fëmijë, mund të zgjidhni të ushtroheni në mëngjes gjatë kohës që të vegjlit tuaj janë në gjumë.
Vendosni orare për stërvitjen
Përpara se të niseni për pushime duhet të përcaktoni oraret për stërvitje. Nëse e trajtoni të ushtruarin për fizikun tuaj njësoj si çdo plan tjetër, do ta keni gjithçka shumë të lehtë.
Sfidoni veten
Mund të krijoni vetë një sfidë të përditshme duke shtuar çdo ditë hapat në ecje apo kilometrat për vrap.
Zgjidhni hotelin e duhur
Shumica e hoteleve kanë palestra me çdolloj pajisje, prandaj duhet të bëni disa kërkime përpara pushimeve për të gjetur vendin e duhur, ku mund të stërviteni lehtësisht.