5 super kombinime ngjyrash, për t’u dukur e veshur shtrenjtë
Vetë ndjesia që po afron pranvera, na zgjon dëshirën për blerje të reja! Nëse ka një periudhë më të mirë për të eksperimentuar me ngjyra dhe kombinime janë pikërisht muajt në vijim.
Pas paletave të errëta të dimrit, bëhuni gati për freskinë e veshjeve më poshtë. Të gjitha kombinimet e ngjyrave krijojnë përshtypjen e një veshjeje të shtrenjtë dhe shumë klas!
#1. Blu + vishnje
Kombinimi më i famshëm kohët e fundit. Sado e thjeshtë, ka diçka mbretërore tek këto dy ngjyra dhe kombinimi është i parezistueshëm!
#2. E verdhë + portokalli
Këtë vit, guxoni me ngjyrat e forta pa u menduar 2 herë.
#3. Violet + lavender
Teknikisht, janë e njëjta ngjyrë, por nuancat bëjnë dallim të dukshëm! Me shumë lejla në një veshje, s’dukesh kurrë keq.
#4.Rozë + Jeshile
Karakter dhe ëmbëlsi! Kushdo që mendon se roza dhe jeshilja nuk shkon bashkë, duhet të shohë këtë veshje dhe shumë të tjera, të shfaqura në Javën e Modës.
#5. Kafe + Krem
Njësoj si ngjyra e adhurueshme e kapuçinos!