5 sulmues dhe 5 mbrojtës? Ancelotti planifikon të ndryshojë 11-shen për Derbin e Madridit

5 sulmues dhe 5 mbrojtës? Ancelotti planifikon të ndryshojë 11-shen për Derbin e Madridit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk ka pasur asnjëherë frikë për t’u përballur me perspektivat e ndryshme të mediumeve nga Madridi, dhe edhe kësaj here do të jetë njësoj.

Duket se trajneri italian ka vendosur që Brahim Diaz të startojë përsëri ndaj Ateltico Madridit, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, edhe pas rikthimit të Jude Bellinghamit.

Brahimi startoi javën e kaluar në “Santiago Bernabeu” në Derbin e Madridit, duke i dhënë Realit një fitore të madhe me golin e tij të shënuar në pjesën e dytë, të kësaj ndeshje që u luajt në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Reali e fitoi atë ndeshje 2-1, përcjell Gazeta Express.

Pas punës së tij të palodhshme në fushë, Ancelotti pritet ta shpërblejë, duke nisur me të në ‘”Metropolitano” për ndeshjen e dytë ndaj Atleticos.

Fede Valverde do të luajë nga fillimi në anën majtë të mbrojtjes, derisa Luka Modric do të mbetet në bankën rezervë.

Kjo do të thotë se mesfusha do të përbëhet nga Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.

Ancelotti po ashtu do ta nis ndeshjen me Ferland Mendyn, Antonio Rudigerin dhe Raul Asencion.

Para Brahimit ose Bellinghamit do të luajnë treshja e zakonshme, Vinicius Jr, Kylian Mbappe dhe Rodrygo.

Kjo do të thotë se do të jetë një pesëshe sulmuese në krye të 11-shes së Carlo Ancelottit.

Ndeshja Atletico Madrid – Real Madrid do të luhet të mërkurën nga ora 21:00 në “Metropolitano”

Shpërndaje në: