5 sjellje që bëjnë më shumë dëm sesa mirë në një marrëdhënie
Cilido qoftë qëllimi juaj, marrëdhënia do të kriset nëse sjelljet më poshtë bëhen të përsëritura.
1) Mbajtja e rezultateve
Partnerët shpesh vënë në dukje gabime ose argumente të mëparshme duke i përdorur si municion për arsye të veçanta. Kjo është manipuluese, nxit sherrin dhe e shmang diskutimin nga diskutimi në që bëhet në momentin që po ndodh debati.
2) Mbajtja peng e marrëdhënies
E keni vënë re se ndodh shpesh kur pas disa përpjekjeve për të komunikuar partneri ju kërcënon fundin e marrëdhënies? ky është një shantazh emocional duke krijuar një dramë të panevojshme dhe duke i detyruar njerëzit që ti shtypin ndjenjat e tyre të vërteta e cila do të çojë në mosbesim dhe manipulim.
3) Të qenurit pasiv-agresiv
Në vend që të thonë pikërisht atë që po i shqetëson, një partner gjen gjithmonë një mënyrë për të ndikuar tek partneri duke bërë për shembull sikur po i merret fryma. Nëse komunikojnë të dyja palët, sjellje të tilla nuk janë të nevojshme.
4) “Blerja e zgjidhjeve”
Duke përdorur të mirat materiale për të mbuluar gabimet e të shkuarës dekurajon komunikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
5) Xhelozia
Kur partneri të pyet gjithë kohës se ku je dhe se me kë je, tregon se ai nuk ka besim tek ju. Kjo e mbyt një marrëdhënie dhe shtyn drejt të pavërtetave.