5 shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit, të cilat nuk duhen anashkaluar dhe injoruar kurrë
Rreth një në tetë gra zhvillojnë kancerin e gjirit invaziv në një pikë në jetën e tyre dhe profesionistët shëndetësorë presin mbi 246,660 raste të reja të kancerit të gjirit invaziv në 2016. Ndërsa normat e kancerit të gjirit kanë rënë ndjeshëm në dy dekadat e fundit, kanceri i gjirit është i dyti më i zakonshmi i diagnostikuar në gratë (pranë kancerit të lëkurës) dhe vret më shumë gra sesa të gjitha kancerat, me përjashtim të kancerit të mushkërive, sipas BreastCancer.org.
Ndërhyrja e hershme është thelbësore për rritjen e shanseve për mbijetesë. WebMD rekomandon që ju të kontrolloni për këto shenja paralajmëruese të mundshme herën tjetër që bëni vizitën mjekësore:
1.Ënjtje e pazakontë nën krah: Gjatë vizitës tuaj mujore, merrni kohë për të parë me kujdes poshtë krahëve tuaj nëse shihni ndonjë ënjtje të pazakontë.
2.Lëkura e zbutur: Shihni mirë lëkurën e gjoksit nëse është më e zbutur apo e irrituar.
3.Ndryshimet në lëkurë rreth thithkave: Vini re ndryshimin e ngjyrave, formave ose përbërjes së lëkurë rreth zonës së thithkave tuaj, pasi kjo mund të tregojë praninë e qelizave kancerogjene.
4.Një ënjtje e pazakontë e një gjiri: Është normale që të keni gjinj që nuk janë identik me njëri-tjetrin, por çdo ënjtje e pazakontë duhet të shqyrtohet.
5.Zgjerimi i gjëndrave: Zgjerimi i gjëndrave në gji ose poshtë krahëve mund të tregojë kancer ose një lloj tjetër infeksioni dhe duhet të shqyrtohet nga mjeku juaj.