5 shenjat më me fat gjatë shtatorit
Shtatori do të jetë i mbushur me tension falë Uranit dhe Mërkurit në prapavijë. Ndërkohë që identifikoni problemet e marrëdhënieve tuaja ndërpersonale falë ndikimit të periudhës së Virgjëreshës, ndaloni pak për t’u marr me gjendjen tuaj të brendshme. Pavarësisht vështirësive dhe gjërave që herë pas here duket sikur s’shkojnë si duhet, disa shenja në veçanti le ta quajnë shtatorin muaj me fat.
1. Luani
Ky është muaj ideal për të rregulluar çështjet e financës. Idetë tuaja krijuese mund të dalin në dritë gjatë këtij sezoni me ndihmën e energjisë së Virgjëreshës, që ju shtyn për të bërë gjithmonë lëvizje para.
2. Virgjëresha
Shtatori do të ndikojë pozitivisht në vetëbesimin tuaj. Rrjeti juaj i kontakteve që lidhen me karrierën do të zgjerohet dhe gjithashtu do të bëni lëvizje të zgjuara prej të cilave do të gjeneroni para.
3. Shigjetari
Jupiteri po ju frymëzon të nxirrni artistin brenda jush. Ky muaj është goxha i suksesshëm për ju, prandaj nxirrni në pah çfarë keni brenda, sido të duket ajo.
4. Akrepi
Shtatori përmirëson ndjeshëm jetën tuaj sociale, duke ju ndihmuar të krijoni marrëdhënie të ngushta dhe shumë të thella me njerëzit që keni pranë. Gjithashtu është muaj i mirë për të marrë përsipër përgjegjësi të mëdha që kërkojnë shumë besim në vete.
5. Peshqit
Këtë muaj do të ndjeni dashurinë! Kini prioritet romancën, sidomos në 4 shtator. Përsa i përket financave, mbani mend datën 26 kur Jupiteri ju surprizon në disa çështje parash.
Burimi: Bustle