5 shenja alarmante në shtrat që DUHET t’i vini re se s’bën
Komunikimi i mirë në një lidhje ecën paralel me intimitetin e shëndetshëm. Të gjithë e dinë mirë sa e forcon marrëdhënien seksi i mirë. Ky i fundit jo pak herë tregon çfarë nuk shkon me lidhjen tuaj.
Si ta kuptoni këtë?! Përmes 5 shenjave relativisht ~alarmante~ që mund t’ju kenë ndodhur në shtrat dhe thjesht s’e keni vënë re.
Kontakti me sy ka humbur!
Seksi është akt që kërkon kontakt fizik dhe kjo thjesht nuk ndihet njësoj nëse shmangni kontaktin me sy. Nëse ai nuk hap dot sytë gjatë kohës që ju bëni dashuri, diçka emocionale nuk është në rregull. Ose partneri juaj mund të pëlqejë më shumë seksin me sy mbyllur, por është shumë e rëndësishme ta diskutoni këtë.
S’ka puthje
Një nga gjërat më të bukura që lidhen me seksin janë puthjet. Nëse personi me të cilin po flini nuk është shumë i dhënë pas puthjeve, mund të doni ta mendoni dy herë nëse do ta vazhdoni lidhjen me të. Mund të jetë një e dhënë që ai kërkon vetëm seks dhe nuk po kërkon asnjë angazhim me ju. Ose mbase nuk është puthës shumë i mirë dhe preferon ta shmangë këtë pjesë, sidoqoftë edhe kjo duhet shtruar për diskutim.
Nuk kaloni kurrë në orgazmë.
Pamundësia për të arritur orgazmën është shumë e zakontë për të dy, burrat dhe gratë, por nëse ndodh vazhdimisht mund të jetë problem dhe të ndikojë në jetën tuaj seksuale. Aq më tepër nëse partneri refuzon të flasë për të, padyshim që diçka nuk shkon. duhet të flisni bashkë dhe të gjeni një zgjidhje.
Ju kërkon të bëni gjëra që s’doni t’i bëni
Nëse nuk ndiheni rehat gjatë seksit, ky është një alarm i kuq. nëse partneri ju detyron të bëni gjëra që s’doni gjatë seksit ose nuk respekton dëshirat tuaja, ky është një problem serioz. Gjysma juaj më e mirë duhet të dëgjojë shqetësimet tuaja në shtrat. S’ka justifikime!
Egoizmi
Nëse dikush është egoist, e sigurt që do ta shfaqë këtë anë të tijën edhe në dhomën e gjumit. Një person që mendon vetëm për vete është i fokusuar vetëm tek kënaqësia e tij, jo anasjelltas. Prandaj nëse partneri juaj ka sjellje të ngjashme, mbase ka ardhur koha t’i thoni mirupafshim. Seksi është njëra anë, por kush do donte të rrinte me një person egoist?