5 rregullat e çuditshme që duhet të keni parasysh kur vizitoni këto vende të huaja
A e dini se disa mënyra dhe tradita të tw ushqyerit që konsiderohen të jenë normale për disa vënde mund të jenë të ndaluara në disa të tjera?! P.sh ne zakonisht e spërkasim ushqimin me kripë dhe piper ndërkohë që kjo gjë është trajtuar si një shkelje në disa vende. Në këtë artikull, ka disa “rregulla” që duhet të kemi parasysh gjatë udhëtimit jashtë vendit.
1- Një gotë caji gjysëm e mbushur është një shenjë mikpritjeje në Dubai dhe Kazakistan. Në të kundërt nqs gota është e mbushur e gjitha, nuk quheni të mirëpritur!
2-Në Itali nqs kërkoni më shumë djath atëherë keni ofenduar rëndë shefin e kuzhinës. Kjo ndodh sepse sipas tyre ofendon mënyrën se si ato e kanë përgatitur pjatën.
3-Mos kërkoni kripë dhe piper në Portugali dhe Egjipt! Sipas tyre kjo është një mënyrë ofendimi për atë që e ka gatuar pasi po i lini të kuptojë që shija e ushqimit nuk është e mirë.
4-Mos përdorni pirunj në Tailandë. Ky mjet, të cilin ne nuk mund mos ta përdorim është thjesht i padobishëm në Tailandë. Ata e përdorin vetem për të shtyrë ushqimin drejt lugës!
5-Në kinë për të treguar që të ka pëlqyer shumë një lloj ushqimi duhet me patjetër mos ta mbarosh të gjithin! Ne gjithmonë mundohemi ta mbarojme e të kërkojmë dhe një pjatë tjetër por kjo gjë nuk ndodh në Kinë ndaj kini kujdes mundohuni të lini dicka patjetër./Living