5 raste të dhunës në familje për 24 orët e fundit në Kosovë

5 raste të dhunës në familje për 24 orët e fundit në Kosovë

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës të lëshuar këtë mëngjes, në Kosovë janë regjistruar së paku pesë raste të dhunës në familje gjatë 24-orëshit të fundit, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës ka njoftuar për të gjitha rastet e dhunës në familje të cilat janë denoncuar gjatë ditës së djeshme.

Një rast i dhunës është shënuar në Prishtinë, një në Deçan, një në Junik dhe dy raste në Gjakovë.

Dhuna në familje edhe më tej vazhdon të mbetet problem i madh për shoqërinë kosovare.

Shpërndaje në: