5 pyetje që testojnë intelegjencën tuaj
Të shohim pra se sa jeni i zgjuar…Jeni gati?
Të shkojmë…
Pyetja e parë:– Merrni pjesë në garë. E keni kaluar të dytin. Në cilin vend jeni ju?
Pyetja e dytë:Për t’iu përgjigjur pyetjes së dytë, mos u mendoni gjatë si në pyetjen e parë. Shkojmë…– Nëse në garë e kaloni të personin e fundit, atëherë jeni i…?
Pyetja e tretë:Kjo është matematikë e lehtë! Duhet ta zgjidhni pa kalkulator e pa laps e letër.
– Merri 1000 dhe shtoja 40. Tash shtoja edhe 1000. Tash shtoja 30.Shto edhe 1000 tjera. Tash shtoja edhe 20. Edhe 1000.Tash shtoja vetëm edhe 10.Cila është shuma?
Pyetja e katërt:– Babai i Marisë ka pesë vajza: 1. Nana, 2. Nene, 3. Nini, 4. Nono. Si e ka emrin vajza e pestë?
Pyetja e pestë :Personi memec kërkon të blejë një furçë dhëmbësh. Si e bën këtë? Natyrisht, duke imituar lëvizjen e pastrimit të dhëmbëve, ai ia del të shpjegojë se çfarë kërkon.– Nëse një i verbër dëshiron të blejë syze të errëta dielli, si do t’ia shpjegojë këtë shitësit?
Përgjigjet:
– Nëse jeni përgjigjur se jeni i pari, e keni gabim! Nëse e kaloni vendin e dytë, atëherë jeni i dyti!</p>
-Nëse jeni përgjigjur se jeni i parafundit, prapë e keni gabim. Si mund ta kaloni personin e fundit!
-A ju doli 5000? Përgjigja e saktë është 4100. Nëse nuk besoni, tash merreni kalkulatorin.
-Nunu? Jo, natyrisht që jo. Po emri i saj është Maria. Lexojeni sërish pyetjen.
-Me fjalë pra, shumë thjeshtë a!Nuk ia dolët tek të gjithat mbanë? Apo jo? Atëherë kjo nuk qenka dita juaj..