5 produkte të pabesueshme për periodat që janë përdorur përgjatë gjithë historisë

5 produkte të pabesueshme për periodat që janë përdorur përgjatë gjithë historisë

Deri në një reklamë të Tampax më 1985, fjala “perioda” nuk ishte thënë asnjëherë në televizion.

Produktet e nevojshme të higjienës ishin lënë pas dore, mirëpo në vitet e fundit u bënë shumë risi deri në atë masë sa u trajtua edhe si një çështje urgjente e të Drejtave të Njeriut.

Në fjalimin e saj, sipërmarrësja sociale dhe aktivistja Nadya Okamoto foli për tabunë që rrethonte temën e menstruacioneve si “penguese e zhvillimit global”. “Duhet të ketë pak vëmendje rreth kësaj ‘teme të heshtur’, kështu që gratë anembanë botës mund të ndjehen të lira të kërkojnë produkte që ju adresohen nevojave të tyre natyrore”, tha ajo.

Nga ana pozitive, teknologjia bashkëkohore ka bërë që ballafaqimi me shqetësimet e periodave të bëhet shumë më i lehtë. Tamponi mund të jetë acarues, por janë shumë më të volitshëm se pesë produktet e mëposhtme, për të cilat ne jemi aq të kënaqura që janë një gjë e së kaluarës.

Menstruacionet në mesjetë: Myshk

“Sphagnum cymbifolium”, një lloj i zakonshëm i myshkut të kënetave përdorej në mesjetë dhe ky lloj myshku është shumë absorbues. Ai përdorej si ndihmë e parë për burrat në fushëbetejë, por edhe për gratë që donin të mos kuptoheshin kur u vinin menstruacionet. Gratë i fusnin këto bimë në të brendshme. Myshku ishte praktik dhe i lirë – por jo higjenik.

1850: Përparëse. Ato kishin disa shirita prej gome në pjesën e shpatullave dhe këto merreshin për të parandaluar daljen e periodave. Por ato nuk ishin absorbuese. Ato ishin pak të rënda dhe disi ngjitëse dhe reklamoheshin në disa kataloge si copa që të falnin rehati dhe përshtateshin në mënyrë të përsosur.

1800: Nga rrobat tek pecetat. Peceta e parë e disponueshme dhe higjienike u zbulua në Amerikë gjatë viteve 1800, por për shkak se tema ishte shumë e stigmatizuar, shumica e njerëzve kurrë nuk morën vesh për të. Shumë gra u drejtuan tek pëlhurat shtëpiake të bëra nga fanellat ose rrobat e endura. Këto lloj pëlhurash laheshin pa pushim, nuk parandalonin njollat në veshje, dhe shpesh çonin në infeksione.

Fillimi i shekullit 20-të: Përdorimi i pecetave. Para Luftës së Parë Botërore, infermieret zbuluan një material të quajtur pecetë. Fillimisht e krijuar për të absorbuar gjakun nga ushtarët e plagosur, këto peceta prej pambuku ishin më efektive se ato të rrobave, por pa shirita ngjitës dhe kishin tendencë të ishin të çrregullta. Ky material u bë frymëzim për të prodhuar më vonë peceta më të mira.

1920: Rripa higjenike. Para se të zbuloheshin pecetat ngjitëse (linesat) në vitet 1970, një rrip elastik që përdorej rreth belit përdorej edhe për të mbajtur pecetat në vend, që të mos lëviznin. Por ky rrip shkaktonte dhimbje dhe acarim në lëkurë.

Shpërndaje në: