5 pijet që do t’ju sheshojnë barkun
Një gotë limonadë mund të përmbajë 250 kalori dhe 68 gramë sheqer. Fatmirësisht, ka shumë lëngje të tjera që mund t’i pini pa u shqetësuar, pasi, ato jo vetëm ju freskojnë, por ju ndihmojnë të bini edhe në peshë.
Çaji jeshil
Përveçse ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, çaji jeshil përmban antioksidues që studime të ndryshme kanë treguar se mund të ndihmojnë në djegien e dhjamit. Nëse pini çaj jeshil para stërvitjes, këto përbërës mund t’ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori gjatë ushtrimeve aerobike.
Lëng me çokollatë të zezë
Por, e vërtetë, çokollata – sidomos ajo e zeza- ju ndihmon të dobësoheni sepse largon oreksin dhe ul dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta.
Ja si ta përgatisni:
Hidhni në një shtrydhëse ½ filxhan qumësht soje ose të skremuar, 170 ml kos, ¼ filxhan çokollatë të zezë, 1 filxhan me luleshtrydhe të freskëta dhe pak akull. I shtrydhni mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet në një masë homogjene. Më pas e hidhni në gotë dhe e shërbeni menjëherë.
Çaji i mentes
Ky çaj është jo vetëm freskues, por edhe shumë efektiv për sheshimin e barkut. Ai ndihmon stomakun të përpunojë shpejt ushqimet e pasura me shumë yndyra dhe që janë shumë të vështira për t’u tretur, duke parandaluar kështu fryrjen e barkut.
Lëngu i shalqirit
Sa kohë që nuk përzihen me sheqer, lëngjet janë mënyra më e mirë për t’u hidratuar. Shalqiri është hidratuesi më i mirë natyral, jo vetëm për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, por edhe të pasurit me vlera ushqyese, si likopene që lufton kancerit, apo aminoacide të njohura si arginine.
Një studim i publikuar tek “Journal of Nutrition” ka treguar se ky aminoacid mund të ul dhjamin në bark dhe të rrisë masën muskulore.
Frape me ananas
Kjo pije ka një shije shumë të mirë dhe përmban dy ingredientë që ndihmojnë për t’u dobësuar: 1 lugë gjelle vaj nga farat e lirit, të cilat përmbajnë acide yndyrore të pangopura, të provuara që sheshojnë barku, dhe ananasi vetë përmban enzimën bromelain, e cila zbërthen proteinat, lehtëson tretjen dhe parandalon fryrjen e barkut.