5 ndryshimet që ka sjell teknologjia në udhëtimin me veturë

5 ndryshimet që ka sjell teknologjia në udhëtimin me veturë

–  Mund të përshkoni distanca më të mëdha me vetëm një mbushje rezervuari.

Për dallim nga veturat e vjetra, modelet e reja kanë rritur eficiencën duke kursyer shumë më pak karburant. Tani ndalesat e shpeshta për të rimbushur rezervuarin i takojnë të kaluarës.

– Vetura tani është partneri juaj

Kur përshkoni distanca të larta filloni të vëreni detaje që ju pengojnë dhe shqetësojnë në veturën tuaj. Lodhja vjen si pasojë e mungesës së rehatisë në veturë, transmeton Express. Veturat e reja ofrojnë shumë komoditet pasi ato kanë amortizim të avancuar, izolim zhurmash, drejtim më të lehtë dhe shumë avancime tera të cilat e bëjnë udhëtimin shumë më të rehatshëm se veturat e vjetra.

– Tani jeni më të sigurt

Kur njerëzit shohin një veturë të vjetër të madhe dhe të ndërtuar me çelik, krijojnë përshtypjen e gabuar për sigurinë që ajo ofron në rast aksidenti. Falë avancimeve teknologjike sot veturat janë shumë më të sigurta, pavarësisht madhësisë që ato kanë. Përveç sigurisë në rast aksidenti, sot janë instaluar aq shumë sisteme që ndihmojnë në shmangien dhe parandalimin e vetë aksidentit.

– Mund të argëtoheni më shumë gjatë rrugës

Sistemet e argëtimit sot ofrojnë mundësi të pafundme. Veturat e vjetra kishin ndonjë kasetë apo CD që maksimumi zinte 20 këngë. Sot me anë të pajisjeve memorike ju mund të keni qindra mijëra këngë apo video për ti dëgjuar gjatë rrugëtimit tuaj.

– Tani mund ta dini se ku jeni dhe ku po shkoni

Në mungesë të pajisjeve të pozicionimit global, më herët janë përdorur hartat e shtypura për tu orientuar në rrugë, që shpesh ka rezultuar me gabime në leximin e tyre. Sot shumica e veturave kanë të instaluar apo mund të merret si opsion pajisja për navigacion e cila ju shpie saktësisht në destinacion duke ju treguar njëkohësisht pozicionin aktual. Këto pajisje ju ndihmojnë të kurseni kohë dhe karburant duke ju rekomanduar shtigje më të përshtatshme.

Shpërndaje në: