5 mjekime alternative për dhimbjen e dhëmbit
Dhimbja e dhëmbit mund të fillojë në çdo moment. Ajo shkaktohet si pasojë e kaviteteve, një dhëmbi të prishur, rënia e mbushjes ose dhe nga infeksionet. Nuk keni lënë akoma një takim me dentistin, ndërkohë që dhimbja është e papërballueshme dhe duhet menaxhuar sa më shpejtë që të jetë e mundur? Fatmirësisht, ekzistojnë disa mjekime alternative që lehtësojnë disi dhimbjet.
Ujë me kripë
Një tjetër alternativë është uji me kripë. Hidhni në një gotë me ujë një lugë gjelle kripë, përzieni dhe bëni gargare sa më gjatë të mundni. Më pas pështyjeni. Mund ta praktikoni sa herë të doni, derisa dhimbja t’ju largohet. Por, kini kujdes të mos e kaloni poshtë, pasi mund t’ju lërë me një shije të pakëndshme.
Çaj
Nëse dhimbja e dhëmbit po ju bezdis dhe po e ndieni gjithnjë e më shumë, pse nuk e largoni atë më pak çaj? Çaji i mentes ka një shije shumë të shijshme dhe të freskët, si edhe fuqi mpirëse, e cila është ajo çfarë ju duhet në këtë moment. Ju duhet vetëm një lugë çaji me gjethe të tharë mente në një filxhan me ujë të valuar dhe lëreni të tretet për 20 minuta. Pasi të ftohet pak çaji, bëni gargare për disa minuta dhe më pas nxirreni. Ju mund ta konsumoni më pas nëse ju pëlqen, pasi çaj ka veti shumë të mira, plus aroma e mentes ju ndihmon në freskimin e frymëmarrjes. Nëse dëshironi, mund të përdorni edhe çaj të zi, pasi ka vetinë e uljes dhe lehtësimit të ënjtjes dhe dhimbjeve të dhëmbit.
Ekstrakti i vaniljes
Kush mund ta mendonte që ekstrakti i vaniljes ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe ënjtjen e dhëmbit? Ajo çfarë duhet të bëni është të njomni një pambuk me ekstraktin e vaniljes dhe vendoseni mbi dhëmbin e infektuar. Ju mund të përdorni dhe ekstraktet e tjera, siç janë ato të bajameve, të mentes dhe limonit, pasi kanë të njëjtin efekt si vanilja.
Akull
Kjo është një nga alternativat më të lehta për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit. Mblidhni disa kuba akulli në një copë të pastër. Vendoseni në zonën ku keni dhimbje dhe lëreni për disa minuta ose deri sa të largohet/lehtësohet dhimbja. Mund ta përdorni sa herë të doni.
Pastë me xhenxhefil dhe spec të kuq
Përzini specin e kuq dhe xhenxhefilin me ujë derisa të përfitoni pastën. Vendosni pak nga kjo pastë në pambuk dhe e aplikoni te dhëmbi që keni dhimbje, pa prekur mishrat e dhëmbëve apo gjuhën. Lëreni deri kur dhimbja të jetë lehtësuar. Mund të përdorni dhe vetëm këto erëza nëse dëshironi, pasi do t’ju ndihmojnë me lehtësimin e dhimbjeve, duke qenë se kanë efektin e qetësimit të dhimbjeve.
Burimi: Health Digezt / Shendeti.com.al