5 mite që ju pengojnë të bëni seks fantastik!
Miti 1: Ajo që po kërkoni në Pornhub është ajo që dëshironi në shtrat.
E vërteta: Pornoja është fantazi. Pornoja është krijuar për argëtimin dhe kënaqësinë tuaj, por nuk do të thotë se ju doni të bëhet realitet domosdoshmërisht gjithçka që shihni aty. Për shembull, nëse patë njëherë një video lesbikesh, kjo nuk ju bën një grua homoseksuale, e njëjta gjë vlen edhe për burrat. Shijoni kohën tuaj vetëm dhe eksploroni fantazitë tuaja.
Miti 2: Seksi është i mirë vetëm nëse përfundon në një orgazmë.
E vërteta: Një orgazmë është vetëm një bonus, jo qëllimi. Shumë njerëz ndihen nën presion për të përjetuar një orgazmë për t’i treguar partnerit se po shijojnë përvojën Ky presion rrit ankthin, largon fokusin nga ndjenjat dhe shkakton mendime negative. Ndjenja e presionit për të pasur një orgazmë në fund zvogëlon kënaqësinë dhe gjasat për të pasur një orgazëm. Qëllimi i seksit është kënaqësia! Një orgazmë nuk do të thotë që seksi është i mirë. Por nëse e përjetoni … shumë mirë për ju.
Miti 3: Të gjitha orgazmat ndjehen njësoj dhe duhet të jenë një përvojë shpërthyese.
E vërteta: Ka shumë lloje të ndryshme të orgazmave. Vetëm për të përmendur disa: klitoriale, vaginale, anale, erogjene, të kombinuara … lista vazhdon. Çdo orgazmë ndihet pak më ndryshe. Për shembull, një orgazmë klitorale ndihet më shumë si një ndjesi shpimi gjilpërash në sipërfaqen e lëkurës, ndërsa një orgazmë vaginale pulson muskujt e legenit rreth vaginës.
Miti 4: Një grua ndizet nëse lubrifikohet natyrshëm.
E vërteta: Një grua mund të ndizet plotësisht, por të mos jetë e lagur. Ka shumë arsye pse gratë nuk lagen gjatë momenteve seksi. Kjo mund të jetë për shkak të arsyeve mjekësore, kohës së ciklit të saj, zvogëlimit të estrogjenit etj. Nëse ju ka ndodhur kjo, është e zakonshme. Nëse kjo po ndodh vazhdimisht dhe shkakton dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose sfidave në jetën tuaj seksuale, konsultohuni me gjinekologun. Për çdo rast, mbani një lubrifikant në sirtatin tuaj.
Miti 5: Sa më i madh penisi, aq më i mirë është seksi.
E vërteta: Mit total! Nuk ka të bëjë me madhësinë e penisit; ka të bëjë me mënyrën se si e përdor atë. Ekziston një prirje shoqërore që “më e madhe është më mirë”, por nuk është domosdoshmërisht kështu.
Ajo që ka rëndësi është se si e përdorni penisin tuaj! Cilado qoftë madhësia e penisit, gjeni pozicione që ju dhe partneri/ja të kënaqeni. Mos harroni të stimuloni të gjitha zonat erogjene.
Seksi është një akt fizik dhe mendor. Sfidoni mitet që keni dëgjuar, vazhdoni të edukoni veten në trupin tuaj dhe bëjeni bisedën e seksit një rutinë.
Burimi: Psychology Today