5 mesazhet më të rëndësishme nga intervista e ambasadorit amerikan, Hovenier

5 mesazhet më të rëndësishme nga intervista e ambasadorit amerikan, Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në një intervistë për Politikon e kanalit10, ka dhënë pikpamjet e tij, pas takimeve të fundit në Bruksel të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit, me liderët e shteteve më të fuqishme brenda BE-së: Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

Hovenier i quan takime të rëndësishme këto të fundit në Bruksel dhe thotë se ‘pritjet e qarta të bashkësisë ndërkombëtare’ janë zbatimi i Marrëveshjes, “pa kushte dhe pa vonesa”.

Në këtë intervistë, Hovenier flet edhe për draftin e Asociacionit që Pesëshja diplomatike e solli në Kosovë të shtunën e kaluar, kontrollin e tij nga Gjykata Kushtetuese, shqetësimet për një ‘Republikë Serbe’ në Kosovë.

Po ashtu, ambasadori amerikan flet edhe për pasojat e mundshme në rast të mos zbatimit të Marrëveshjes dhe obligimeve të pranuara nga ajo marrëveshje nga Kurti dhe Vuçiq si dhe flet për idenë e ndryshimit të kufijve, për të cilën thotë kështu: “Mendoj se kjo do të funksiononte vetëm nëse do të kishte mbështetje poppullore nga të dyja palët për të”.

Më poshtë, Periskopi transkripton pesë deklaratat që nuk duhet t’i humbisni nga kjo intervistë e ambasadorit amerikan:

1.Hovenier për takimet e fundit në Bruksel

Mendoj se duhet ta shohim atë takim ashtu si është, si një mundësi e jashtëzakonshme, që kancelari gjerman, presifenti francez, kryeministrja franceze, presidenti Charles Michel, që ishin ulur për të parë se ku qënderojnë gjërat dhe për të frymëzuar progresin në këtë proces.

Nëse e lexoni deklaratën e përbashkët, ka gjëra të rëndësishme aty, pritjet që palët të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen

Ata vënë në pah se duhet të bëhet pa kushte dhe pa vonesa dhe vënë re se Kosova vecanërisht të ecë përpara me themelimin e Asociacionin dhe sa i përket Serbisë, të përmbushë zotimin për ‘njohjn de fakto’.

Kjo është nxitje e rëndësishme për të ecë përpara, që SHBA e mbështet plotësisht.

2.Nënshkrimi i marrëveshjes

Hovenier: Nëse shikoni deklaratën e përbashkët të liderëve, ata shprehën pritshmërinë për Kosovën dhe Serbinë, që të përmbushin zotimet e tyre në zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim, dhe në ata vënë në pah se duan ta shohin këtë ‘pa parakushte dhe pa vonesa’.

Besojmë se Marrëveshja bazë dhe aneksi zbatues janë ligjërisht të detyrueshme.

Këshilli i Evropës, e miratoi atë në konluzionet e tij.

BE njoftoi se në protokollet e anëtarësimit në BE për Serbinë, dhe MSA për Kosovën përfshihen obligimet e tyre, dhe nuk vihet në pikpyetje nëse këto detyrime janë të qëndrueshme.

3.Drafti i Asociacionit

Hovenier: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë cështje, me letrën e Mogerinit, me një editorial të Choollet – Escobar.

A është në përputhje me Kushtetutën?

Ne besojmë se po. Por, do të theksoj gjithashtu se pranojmë që një nga elementet përfundimtar për të përcaktuar kushtetueshmërinë e tij është Gjykata Kushtetuese.

Nuk duam një entitet të ngjashëm me Republikën Serbe. Ne mendojmë se ky  draft statuti anashkalon këtë. Besojmë se është në përputhje me Kushtetutën.

Pra kjo është përgjigja ime për ata që kanë këtë shqetësim dhe përgjigja ime për pajtohemi me këtë shqetësim por mendoj se këto shqetësime janë adresuar në draftin e këtij statuti.

4. Pasojat e mos-zbatimit të Marrëveshjes bazike dhe Aneksit të Ohrit

Hovenier: Nëse lexoni deklaratën e tre liderëve evropianë, ata përdorin fjalë si: urgjent, shpejt, pa vonesa, progres i shpejtë, pa parakushte. Pra këtu një urgjentcjencë dhe pajtohemi me këtë.

Marrëveshja bazike dhe aneksi i Ohrit është një marrëveshje e mirë dhe pajtohemi me këtë.

Mendojmë se sa më shumë vonohet zbatimi i saj, më e brishtë bëhet situata.

Dhe kështu, nuk jemi të interesuar për situatë të brishtë.

5. Ideja e ndryshimit të kufijve

Hovenier: Mendoj se kjo do të funksiononte vetëm nëse do të kishte mbështetje poppullore nga të dyja palët për të.

Nuk besoj se është kështu. Sa e kuptoj unë, nuk besoj se ka mbështetje nga të dy popujt për një gjë të tillë. Dhe kështu mendoj se është jashtë diskutimit dhe për qeverinë tonë është cështje e mbyllur.

Kemi një marrëveshje shumë të mirë mes Kosovës dhe Serbisë. Ka zotimë shumë të mirë aty./Periskopi/ 

 

 

Shpërndaje në: