5 mënyra si të heqësh dorë nga ankesat, përgjithmonë!

5 mënyra si të heqësh dorë nga ankesat, përgjithmonë!

Kur ankesat bëhen zakon, do ta gjesh gjithmonë diçka që nuk shkon. Si ta ndryshosh këtë ves? Përmes këtyre mënyrave:

1. Para se të ankohesh, ndalo një sekondë

Mendo se çfarë mund të bësh për ta ndryshuar gjendjen. Ndoshta përgjigjen e ke para syve dhe nuk ke nevojë të qahesh dhe ta bësh të madhe kot.

2. Vendose veten në vendin e tjetrit

Para se të ankohesh për atë kolegen/un, apo shokun/qen, bëj një rezyme të situatave që po kalon, apo edhe të vetë ngjarjes që ndodhi.

3. Ji më mirënjohës/e

Kjo do të të ndihmojë që në vend të situatave të këqija, të përqendrohesh te gjërat e mira që të ndodhin çdo ditë. Nëse do të ndalosh për disa çaste dhe t’i vëresh, ndoshta do ta harrosh fare ankesën.

4. Pastro fjalorin

Mos ndoshta po gjykon? Apo po u “hyn njerëzve në xhep”? Mendohu përpara se të thuash “po të isha unë, do bëja këtë” dhe pranoje që nuk je ti dhe çdokush mund të veprojë si të dojë. Nëse ti prekesh nga këto veprime, diskutoje me personin, edhe pa u ankuar.

5. Përballu me të tjerët

Para se të nisësh dhe të ankohesh, ndaji ndjesitë e tua me të tjerët dhe kupto se komunikimi zgjidh gjithçka!

Shpërndaje në: