5 këshilla të dobishme për një lëkurë të bukur dhe rinore
Nuk është asnjëherë shumë herët për të menduar se si të ruani freskinë e rinisë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në plakjen e lëkurës, prandaj kujdesuni për të për aq kohë sa e keni ende mundësinë. Ju tregojmë 5 gjëra që mund të bëni për një lëkurë të bukur dhe rinore.
Përdorni scrub dy herë në javë
Scrub-et e fytyrës përmbajnë mikrokokriza që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë, rigjenerohen qeliza të reja dhe kjo ndihmon që lëkura juaj të duket e bukur. Këshillohet që të përdorni scrub të paktën 2 herë në javë dhe mund ta bëni edhe vetë në shtëpi. Për shembull, mund të bëni scrub-in tuaj duke përzier boronicat, sheqerin dhe mjaltin.
Investoni në një hidratues të mirë
E besoni ose jo, kremi i kërpit CBD është një opsion shumë i mirë për hidratimin e fytyrës, pasi ka veti anti-inflamatore dhe e bën lekurën tuaj të duket më e freskët. Kremrat e fytyrës CBD janë një zgjidhje shumë e mirë, sidomos nëse keni predispozitë për akne, sepse ndihmojnë në reduktimin e puçrave dhe skuqjes. Gjithashtu, këta kremra reduktojnë prodhimin e tepërt të vajit, gjë që e bën lëkurën tuaj të jetë më pak e yndyrshme.
Përdorni produkte natyrale
Kimikatet e shumta që gjenden në disa kremra janë të dëmshme, sepse mund t’ju krijojnë rrudha, thatësirë dhe iritim. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të përdorni produkte që janë tërësisht natyrale, pa fragranca dhe alkol.
Lajeni fytyrën dy herë në ditë
Fytyra duhet larë një herë në mëngjes dhe një herë në darkë. Gjithashtu, nëse bëni aktivitet fizik, duhet ta lani fytyrën edhe pas fiskulturës, pasi djersa bllokon poret. Ama, vini re! Nuk duhet ta lani fytyrën më shumë se ç’duhet, pasi mund t’ju thahet dhe iritohet. Në mëngjes përdorni një larës të butë dhe krem hidratues, kurse në darkë një larës vajor dhe krem hidratues.
Mos harroni kremin e diellit!
Dielli është shumë i dëmshëm për fytyrën dhe këtë e dimë të gjithë. Prandaj, asnjëherë nuk duhet harruar se përdorimi i kremit të diellit është i domosdoshëm. Sigurohuni që ta aplikoni këtë produkt 15 minuta përpara se të dilni jashtë. Kremi i diellit duhet përdorur edhe në dimër, pavarësisht se nuk ka shumë diell!
Të gjithë duam që fytyra jonë të duket e freskët përgjithmonë, por kjo është e pamundur. Ama, ajo që mund të bëjmë është t’i ofrojmë lëkurës kujdesin e duhur në mënyrë që ajo të duket e bukur dhe rinore për një kohë të gjatë.