5 këshilla për femrat nga meshkujt

5 këshilla për femrat nga meshkujt

Kur është fjala për njohjen e personit të zemrës, duhet të lodheni pak për të arritur deri në atë pikë. Ne kemi këshilla të dhëna nga vetë ata për Ju, në mënyrë që herën tjetër kur të pyesni: “Çka po mendon ai?”, ta keni të gatshme përgjigjen.

1. Mos u zemëroni, nëse nuk jua kthejnë mesazhet në atë moment. Nganjëherë jemi të zënë me punë dhe mund t’jua kthejmë më vonë.

2. Pa marrë parasysh ato që dëgjoni, duhet ta kuptoni që meshkujt mund të jenë ‘vetëm miq’ me një femër tjetër. Disa femra vërtet bëhen xheloze pa arsye.

3. Nganjëherë kemi nevojë të dalim me shokë. Vetëm pse ju nuk jeni e ftuar, nuk do të thotë se keni arsye për brengosje apo xhelozi. Kjo, madje na bën të kuptojmë rëndësinë e kohës që kalojmë me ju.

4. Ju lutem pranoni komplimentet! Është frustruese kur i jep një kompliment një femre dhe ajo nuk pajtohet me ty. Ne nuk kërkojmë për aprovimin tuaj, thjesht ju tregojmë se sa bukur dukeni.

5. Nuk na pëlqen kur një vajzë shtiret se pëlqen të njëjtat gjëra me ne. Nëse unë them: “Më pëlqen futbolli” dhe ajo thotë të njëjtën gjë menjëherë, kjo është një gjë negative. Duhet të keni interesa tuaja dhe t’i mbroni ata. /Telegrafi/

Shpërndaje në: