5 ilaçet çudibërëse të gjysheve që duhet t’i njihni dhe përdorni në çdo kohë
‘’Aty ku hyn dielli, nuk hyn mjeku’’.
Po sikur t’ju themi se aty ku hyn gjyshja, nuk ka vend as për diellin e as për mjekun.
Kushdo që ka patur fatin të jetojë me gjyshe në shtëpi, përveçse ka marrë nga dashuria e pamasë që vetëm një gjyshje di të dhurojë, por ka përfituar edhe nga përkujdesja e tyre.
Me siguri shumë prej jush i mbajnë akoma mend ilaçet e çuditshme me raki apo uthull që ju bënin gjyshet kur ishit me temperaturë. Në artikullin e sotëm do ju prezantojmë 5 ilaçet e gjyshes që nuk dështojnë kurrë.
1.Përdorni patate kur ju pickojnë mushkonjat:
Kjo është gjëja më e pazakontë që mund t’ju kenë dëgjuar veshët së fundmi, por ky ilaç i gjyshes funksionon vërtetë. Nëse ju pickojnë mushkonjat, nuk keni pse lyeni trupin me alkool. Mjafton të vendosni një fetë patateje në lëkurë dhe shenja e pickimit do të zhduket menjëhere.
2.Vendosni hudhër për të qetësuar dhimbjen e dhëmbëve:
Dhimbja e një dhëmbi të prishur, sidomos në orët e vona të natës kur nuk keni asnjë mjekim në shtëpi, mund të kthehet në një makth të vërtetë. Ndiqni këshillën e gjyshes, dmth vendosni një thelb hudhër në dhëmbë për 7-10 minuta dhe shpëtoni nga ky shqetësim.
3.Përdorni lëkurë portokall kur ju bllokohen hundët:
Nëse e keni vënë re, shumë prej solucioneve nazale kanë në përmbajtjen e tyre shije portokalli. Pse të harxhoni para duke blerë një të tillë, ku fare mirë mund të zieni lëkura portokalli. Pasi të filtroni lëngun, hidheni në një shishe spray dhe përdoreni.
4.Hani kos për të luftuar erën e keqe të gojës:
Shumë njerëz, të cilët flenë me gojë hapur gjatë natës, nuk mund të mos e vuajnë erën e keqe të që ju vjen nga goja në mëngjes. Zgjidhja ? Një lugë kos esull, bakteret e mira të këtij të fundit eleminojnë erën e keqe të mëngjesit.
5.Kafshoni një laps për të pushuar dhimbjen e kokës:
Shpeshherë na dhemb koka, dhimbje e cila mund të shkaktohet nga stresi, ankthi, lodhja apo përjetimet e ndryshme emocionale. Por në vend që të përdorni medikamente të ndryshme qetësuese që sjellin efekte anësore zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë, duke vendosur një laps në mes të dhëmbëve. Dhimbjet e kokës janë të lidhura dhe me muskujt e nofullave dhe mbajta e një lapsi në mes të dhëmbëve i ndihmon muskujt e nofullës të relaksohen./Kosovarja/