5 gra të famshme tregojnë si qëndrojnë në super-formë, pas të 40-ave!
Pas moshës 40 vjeçare, hormonet tona ndryshojnë dhe bëjnë që metabolizmi ynë të ulet. Kjo e bën pak më të vështirë të qëndrojmë në formë dhe të shëndetshëm ndërsa plakemi. Megjithatë, kjo nuk është e pamundur dhe provë janë disa nga gratë e mëposhtme:
1. Eva Longoria (47 vjeç)
Eva Longoria pëlqen të bëjë një stërvitje çdo ditë. Në një intervistë, ajo tha se i pëlqen të bëjë një stërvitje me trampolinë pasi nuk tregohet shumë e ashpër me gjunjët e saj. Ajo përdor trampolinën për 30 deri në 45 minuta në ditë, pastaj bën stërvitje me pesha
2. Jennifer Lopez (52 vjeç)
Jennifer Lopez është e përpiktë kur bëhet fjalë për fitnesin dhe shëndetin e saj. Ajo i jep përparësi shëndetit dhe e vendos atë të parën. Kjo lidhet me të gjitha aspektet, duke përfshirë ushqimin, gjumin dhe ushtrimet fizike. Ajo thotë se stërvitja e bën të ndihet e lumtur. J. Lo ka kërcyer gjithmonë, por gjithashtu bën ushtrime me peshë, të tilla si, squats sumo, lunges dhe pilates.
3. Halle Berry (55 vjeç)
Halle Berry dikur ishte një gjimnaste. Në moshën 22-vjeçare, ajo u diagnostikua me diabet dhe tha se ishte kritike për të që të menaxhonte dietën dhe stërvitjen e saj. Halle bën shumë ushtrime të ndryshme, nga stërvitja me forcë dhe artet marciale e deri te joga.
4. Jennifer Aniston (53 vjeç)
Aktorja e “Friends” thotë se nëna e saj ishte një fanatike e shëndetit që kur aktorja ka qenë e vogël, kështu që ajo u rebelua kur u shpërngul, duke ngrënë shumë ushqime të pashëndetshme. Por më pas filloi të ndihej keq dhe u bë e vetëdijshme për atë që po hante.
Ajo ka një rutinë të mirëqenies në mëngjes, e cila përfshin shëtitjet dhe të ushqyerit e qenve të saj. Ajo gjithashtu mediton, bën kafe dhe shkruan ditar. Nëse ajo ka vetëm 5 minuta, do të kërcejë me litar, që sipas saj është një stërvitje vrasëse.
5. Kate Hudson (42 vjeç)
Kate Hudson ka filozofinë se mirëqenia ka të bëjë me cilësinë e jetës suaj. Ajo tha se bëhet fjalë për të bërë gjëra që ju pëlqejnë. Mund të bëni një shëtitje të këndshme dhe të jeni të shëndetshëm.
Hudson pëlqen të bëjë agjërim (fasting) me ndërprerje dhe thotë se nuk është për të gjithë, por për të, ndihmon në ruajtjen e niveleve të energjisë. Asaj i pëlqen të bëjë një sërë stërvitjesh, të tilla si ecja, biçikleta dhe pilates. Aktorja ha ushqime të shëndetshme, por nuk i thotë jo akullores apo ushqimeve që e bëjnë të lumtur.
Burimi: Bright Side