5 gjërat që shtatzënat nuk duhet t’i postojnë kurrë

5 gjërat që shtatzënat nuk duhet t’i postojnë kurrë

Tashmë edhe me zhvillimin e mediave sociale i lihet gjithmonë e më pak vend privatësisë. Ndaj femrat që janë në pritje të bëhen nëna duhet, që këto 5 gjëra të mos i postojnë në rrjetet sociale:

1.Testin pozitiv të shtatzënisë

Shumë prej atyre që njihni mund të jenë duke tentuar prej kohësh dhe mund të ndihen keq pas këtyre fotove. Plus, që duhet marrë konfirmimi i mjekut që të jeni 100% e sigurt.

2.Dhuratat e para që kryesisht janë veshje

Dhuratat i pranon edhe mbreti, por herë tjetër mund t’i nxirrni pak më bukur dhe jo ta vini fokusin tek çmimi.

3.Fotot që krahasojnë fetusin tuaj me çfarëdolloj frute

Kohët e fundit është bërë e modës që të postohen foto të një barku të rrumbullakosur dhe një shalqiri.

4.Në ç’vend do të lindë

Nëse ndonjë mike është e interesuar të di nëse do të lindni në spital, shtëpi, kamion apo pishinë, jini e qetë se do t’ju pyesë personalisht. Nuk është nevoja të publikoni të dashurin ditar në rrjetet sociale.

5.Foton e parë të posalindurit me mbishkrimin #kopjaemamittëvet.

Seriozisht do ta bëni dhe këtë ? Po kontributi i babait, apo nuk e vë re njeri atë?!

Shpërndaje në: