5 gjërat që s’duhet të bëni kurrë pas ndarjes
Nuk jeni më bashkë dhe normalisht që nuk e keni të lehtë, por duhet të keni në kontroll jetën tuaj. Dhe këto veprime nuk duhet t’i bëni më:
1.Je e mbërthyer nga ndjesia e të bërit “shopping” pa limit: Blen gjithçka. Duke nisur nga çarçafët e rinj (sepse nuk mund të flemë mbi ato që na kujtojnë atë) deri tek te gardëroba e re për të ndryshuar stil. 300 euro më pak në kuletë, por ndihemi shumë më mirë…e si jo?
2.Kërkon të ndihesh mirë shumë shpejt: Hapi i parë: Organizon një mbrëmje për të festuar statusin tënd si vajzë beqare. Hapi i dytë: Fillon të qash në orën 21:00 para një shisheje me verë.
3.Thua gënjeshtra: Kur ai të dërgon një mesazh për të të pyetur se si je, përgjigjesh: “Më fal, kush jeni? Sepse nuk e kam numrin tuaj”. Të lumtë, meriton një duartrokitje!
4.Bëhesh një hetuese online: Kush është ajo vajza që ka pranuar në Facebook? Kush është ajo tjetra në fotografi me të? Përse papritmas ka nisur të qëndrojnë online?
5.I dërgon mesazhe kur je e dehur: Të tipit: “Hej, më mungoooon. Të puth” dhe “Nuk mund ta besoj që dikur të kam dashur, harroje numrin tim”, nëse sheh që nuk të kthen përgjigje brenda 30 sekondave, ndërro numrin pa humbur kohë.