5 gjërat që nuk duhet të vishni në takimin e parë
Takimi i parë me një mashkull ka një kod veshje “të fshehtë”. Pavarësisht nga stili juaj, ka disa gjëra që duhet t’i evitoni në takimin e parë, ku krijohet edhe një përshtypje.
Ja 5 gjërat që duhet të shmangni:
1.Një veshje shumë të ekzagjeruar nga pasarelat e modës
Mos e tepro duke dashur të dukesh një fashioniste shumë e avancuar , pasi mund të bësh impaktin e gabuar
2.Veshje shumë sportive
Vërtetë mund të jesh një tip shumë sportiv, por veshja me atlete dhe pantallona për palestër është vërtetë e pavend në takimin tënd të parë. Jepini rëndësi vetes, pavarësisht personit që keni përballë!
3.Veshje shumë të gjera
Mos e tepro edhe duke veshur gjëra shumë të gjëra, pasi do të të bëjnë të dukesh më e shëndoshë e do të krijosh një siluetë tjetër në kokën e mashkullit.
4.Veshje shumë transparente
Transparenca e tepruar është vërtetë e ekzagjeruar në takimin e parë, pasi do t’i krijosh mashkullit përshtypjen e një femre shumë të lehtë.
5.Taka shumë të larta
Këpucët me takë janë një zgjedhje shumë elegante për takimin e parë, por kujdes, mos e teproni me takën shumë të lartë, pasi do të dukeni qesharake, ose do t’ia tejkaloni mashkullit me gjatësinë, duke e bërë atë të ndihet keq.
Burimi: Harper’s Bazaar