5 gjërat që duhet të dinë nënat kur flenë me një të porsalindur, zbulon dobitë çudibërëse të këtij veprimi

5 gjërat që duhet të dinë nënat kur flenë me një të porsalindur, zbulon dobitë çudibërëse të këtij veprimi

Pasi lind një fëmijë, nëna dhe fëmija janë pothuajse të pandashëm me njëri-tjetrin, qoftë në orët e tyre të zgjimit apo në kohën e gjumit. Dhe fjetja bashkë me bebin është pjesë e shumicës së kulturave. Kjo mund të duket mjaft e natyrshme duke pasur parasysh se foshnjat mbështeten gjerësisht tek nëna për të gjitha nevojat e tyre. Megjithatë, vitet e fundit fjetja bashkë me bebin është kritikuar për shkak të rreziqeve të mundshme që mund të paraqesë.

Por çfarë duhet të keni parasysh lidhur me këtë situatë?

1.Nuk ka nevojë për mbështetje nga jastëkët: Sa herë që një nënë e vendos fëmijën e saj të vogël në një krevat, ajo vendos plot jastëkë dhe batanije rreth e qark tij në mënyrë që bebi të jetë i sigurt. Megjithatë, këta jastëkë dhe batanije bëhen një rrezik i madh për mbytje. Por kur fëmija juaj fle me ju, ju do të eliminoni nevojën për këto gjëra. Çfarë mund të jetë një mbështetje më e mirë sesa vetë nëna?

2.Përmirësoni kontaktin lëkurë në lëkurë: Kontakti lëkurë në lëkurë midis nënës dhe të porsalindurit konsiderohet të jetë shumë thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës. Bebet nuk mund të shprehen, por ata ndjehen më të sigurt kur janë afër nënave të tyre.

3.Ndihmon në ushqyerjen e foshnjës: Bebet e kanë stomakun e vogël që mbushet aq lehtë sa zbrazet, gjë që padyshim i bën ata të zgjohen shpesh gjatë natës. Fjetja bashkë ju ndihmon të ushqeni fëmijën menjëherë sapo bebi e kërkon, pa pasur nevojë të ngriheni nga shtrati ose të përkuleni për të ushqyer fëmijën tuaj.

4.Nëna mund të flejë më mirë: Sipas një studimi, nënat që flenë bashkë me foshnjat e tyre kanë tendencë për të fjetur shumë më mirë. Megjithëse ato zgjoheshin shpesh për të ushqyer bebin, hulumtimi arriti në përfundimin se nënat që ushqenin me gji flinin më shumë kur e ndanin krevatin e tyre me të porsalindurin.

5.Përmirëson lidhjen mes prindërve dhe fëmijës: Në kohën e sotme, ku të dy prindërit mund të punojnë, gjetja e kohës së lidhjes familjare mund të bëhet një luks. Dhe këtu mund të ndihmojë procesi i të fjeturit bashkë. Kur të shkoni në dhomën tuaj të gjumit në fund të ditës, ju i keni bërë të gjitha punët dhe jeni më të relaksuara. Nëse fëmija fle me juve, ju ndihmon që të lidheni më mirë si një familje./PËR NËNAT

Shpërndaje në: