5 gjëra që zvogëlojnë rrezikun e kancerit në gji
– Kufizoni veten në konsumimin e alkoolit, dy ose tre pije alkoolike në javë
Alkooli i konsumuar edhe në sasi të vogla, besohet se rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Shumica e mjekëve rekomandojnë që të limitoni verën, birrën dhe pijet tjera të forta alkoolike.
– Ushtroni të paktën tri herë në javë (më shpesh është edhe më mirë)
Kur bëni stërvitje, punoni për të mbajtur normën tuaj të zemrës mbi nivelin bazë të saj për minimum 20 minuta. Shëtitjet e gjata janë shumë të këndshme, por është stërvitja e fuqishme, ajo që ju djersitë që ndihmon zemrën tuaj dhe ul rrezikun e kancerit, përcjell Sovrani.info
– Ruani peshën tuaj të trupit, ose humbni peshë nëse jeni mbipeshë
Hulumtimet tregojnë se të qenit mbipeshë (sidomos nëse kaloni në menopauzë) rrit rrezikun. Një studim i publikuar në mars të vitit 2008 nga studiuesit në Universitetin e Teksasit, M. Anderson, tregoi se gratë mbipeshë gjithashtu kishin nivele më të ulëta të mbijetesës së kancerit të gjirit sesa gratë mesatare ose nën peshë.
– Bëni kontrollë trupit tuaj
Bëni kontrolle herë pas here , sidomos atëherë kur shihni ndryshime në trupin tuaj.
– Bëni mamografi një herë në vit
Kapja e tumorit në fillim nxit mundësinë e mbijetesës në mënyrë të konsiderueshme. Sapo të mbushni të 40-at duhet të bëni menjëherë mamografi.