5 gabimet më të shpeshta që bëjmë gjatë depilimit

5 gabimet më të shpeshta që bëjmë gjatë depilimit

Mesatarisht gjatë gjithë jetës sonë ne shpenzojmë rreth 10.000$ vetëm për depilim. Pas kësaj shifre është e dhimbshme të mos marrim atë që duam, për të mos folur për procesin…

Gjithsesi, hapi i parë drejt shpëtimit është të identifikojmë problemin. Çfarë po bëjmë gabim? Pse nuk kemi lëkurën që duam?

1. Keni zgjedhur metodën e gabuar të depilimit.

Jo të gjithë metodat janë të përshtatshme për lëkurën tonë. Kushtojini vëmendje reagimit që bën trupi pas çdo metode që përdorni. Acarimi i lëkurës është shenja kryesore për të hequr dorë!

2. Depiloheni gjatë dushit

Është më mirë të depiloheni kur lëkura është e thatë. Plus që, gjatë dushit jo të gjithë qimet hiqen siç duhet.

3. Nuk bëni scrub!

Para se të depiloheni, pastrojeni lëkurën nga qelizat e vdekura!

4. Prisni të kalojë kohë mjaftueshëm

Fakti që shihni një qime nën sqetull s’do të thotë të lini orarin e radhës.Do të shpenzoni para kot dhe do të mbeteni të pakënaqur.

5. Përgatiteni lëkurën!

Para depilimit me dyll, dezinfektoni zonën ku do të hiqni qime. Kjo do t’ju ndihmojë të zhdukni bakteret dhe do t’ju mbrojë nga një infeksion i mundshëm!

Shpërndaje në: