5 filma që duhet të shihni këtë fundjavë
Është shokues fakti që për një dekadë me radhë asnjë skenariste grua nuk ka fituar një Oscar për skenarin origjinal më të mirë, por kjo nuk e zbeh aspak punën e tyre pas kamerave të fikura.
A e dini se pas filmave shumë të famshëm fshihen skenare brilante të shkruara nga gra?! Nëse jo, mësojini më poshtë dhe zgjidhni një nga filmat për ta parë këtë fundjavë!
1. Allison Schroeder (‘Hidden Figures’)
Schroeder- gruaja e vetme që fitoi “Writers Guild Award” këtë vit, – është ajo që fshihet pas filmit “Figurat e fshehta”; historia e patreguar e 3 grave afriko-amerikanëve që ndihmuan NASA-n të fitonte garën hapësinore të 1960-ës.
Skenaristja është gjithashtu njohëse e mirë e shkencave ekzakte, shtoji kësaj faktin që prindërit e saj kanë punuar me NASA-n e bënë edhe më të suksesshëm këtë film.
Gjatë kohës që shkruante skenarn, ajo përfshiu histori të sajat personale.
2. Diablo Cody (‘Juno,’ ‘Jennifer’s Body,’ ‘Young Adult’)
Diablo Cody, arriti kulmin e famës së saj kur fitoi Oscar-in për skenarin e filmit Juno. Emri i Cody-it fshihet gjithashtu pas filmit “Jennifer’s Body”, ku flitet për natyrën komplekse të shoqërisë mes femrave, e sjellë në versionin horror.
3. Sofia Coppola (“Lost in Translation”, “Marie Antoinette”)
Si njohëse e mirë e kinamatografisë, e aftë për të treguar thjesht një histori, shkrimtarja demostron hera herës që është mjeshtre të përdorë personazhet femra të karaktereve të ndryshme në skenaret e saj.
Për nesër në mbrëmje, zgjidhni Lost in Translation!
4. Deniz Gamze Ergüven (‘Mustang’)
Ergüven , skenaristja turko-franceze është një nga skenaristet/regjistoret më të talentuara të momentit! Puna e saj, sa përfshin botën e femrave është po aq unike, e fuqishme dhe cilësore.
“Mustang”, historia e vajzave që pasqyron realitetin e dhimbshëm social në Turqi, bëri për vete audiencën që prej herës së parë që u shfaq në kinema.
5. Linda Woolverton (‘Beauty and the Beast,’ ‘The Lion King,’ ‘Alice in Wonderland’)
Pas filmave më të dashur të botës së Disney-it qëndron pikërisht një tjetër grua skenariste. Versioni i parë i “E bukura dhe bisha” (1991) ishte filmi i parë i animuar që fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë.
Skenari i “Beauty and the Beast” solli personazhin e Bella-s, e cila ishte diçka krejtësisht e re për vajzat e vockla. Ajo, ishte vajza që nuk i interesonin djemtë sipërfaqësore që e donin. Donte librat dhe besonte se ishte heroina e vetes dhe e babait të saj. Kohë më vonë, gjeti dashurinë tek dikush që të tjerët e përbuznin për pamjen e tij.
Qëllimi i skenaristes ka qenë gjithmonë të frymëzojë vajzat, që në moshë të hershme për të qenë të pavarura dhe të zbulojnë çfarë ka vërtetë rëndësi. /Anabel.al/