5 detaje që tregojnë moshën tonë të vërtetë
Pavarësisht përpjekjeve tona, ligjeve të natyrës si shpëton dot askush! Vitet lënë gjurmët e tyre në fizikun tonë, por shenjat e plakjes nuk janë ato që shpesh mendojmë. Nuk janë vetëm rrudhat, thinjat, duart apo qafa ato që tregojnë moshën tonë të vërtetë. Ka disa detaje të tjera, që ndoshta s’vihen re në pamje të parë.
1. Balli nis dhe bëhet më i rrafshët se dikur
Nuk ka më volumin e dikurshëm pavarësisht prekjeve estetike që mund të bëni.
2. Buzët humbasin volumin dhe nuk janë më aq të hidratuara
Forma e buzëve ndryshon me kalimin e viteve. Ato e humbasin volumin, bëhen më të thata dhe nisin të krijojnë rrudhat e para.
3. Forma dhe madhësia e kërthizës gjithashtu ndryshon
Ndryshimet në peshë, ndërhyrjet kirurgjikale, lindjet, etj ndikojnë në transformimin e saj.
4. Qeskat poshtë syve janë edhe më të dukshme
Një tjetër pasojë e humbjes së kolagjenit!
5. Fytyra nis të zbehet dhe lëkura humbet shkëlqimin
Eshtë e pamundur të mos vësh re që fytyra nuk është më aq e shëndetshme dhe nuk shkëlqen më sa dikur! Elasticiteti ka humbur si pasojë e viteve, mungesës së kujdesit, pagjumësisë, kequshqyerjes, etj.