5 çantat më të bukura të 2019, vetëm për ata që nuk kanë sekrete për të fshehur
Aksesorët transparente ishin një risi e madhe në vitin 2018, çdo gjë është e dukshme përmes tyr, kuletat tualetet madje edhe çelësat e shtëpisë apo një letër biskotash e hedhur rastësisht aty! Nëse nuk e keni problem që njerëzit të shohin çdo gjë tuajën pasi jeni transparentë dhe sekretet nuk janë pjesë e juaja, ja disa opsione dhe për 2019 për të qenë në modë:
Çanta e preferuar e instagramit: E tejdukshme por plot me ngjyra. Lehtësisht e kombinueshme dhe perfekte për në instagram pasi fotografitë me të dalin të mrekullueshme.
Për ata që dashurojnë logot e firmave: Epo kush Tha që një çantë transparente nuk mund të ketë shkrime?! Bëjani të ditur të gjithë botës se kush është firma juaj e preferuar!
Një opsion i ëmbël: Këto lloj çantash mund të blihen dhe me ngjyrën tuaj të preferuar kështu janë dy opsione në një, dhe transparente që është në modë dhe ngjyra juaj e dashur.
E tejdukshme dhe si kovë: Një nga format më të preferuara për 2018 që vazhdon dhe tani është çanta në formën e kovës. Për 2019 ajo vjen e transparente. Zgjidhni të preferuarën tuaj dhe guxoni të tregoni çdo gjë që keni brenda.