5 arsyet pse nuk duhet të laheni në mëngjes
Një dush i mirë në mëngjes shpesh herë konsiderohet si çelësi për të nisur ditën me pozitivitet, por ja që gabimet në të bërit dush mund të çojnë në probleme të caktuara të shëndetit.
Ta lani fytyrën në dush është një nga gabimet që çdokush i bën, dhe që mund të dërgojnë në probleme shëndetësore, shkruan Daily Mail.
Pesë aryse kryesore se pse nuk është mirë të lahemi në mëngjes janë:
1.Ta lani fytyrën në dush – sipas ekspertes së kujdesit ndaj lëkurës, Kaye Scott, nxehtësia e ujti dhe shtypja mund t’i bëjnë shumë keq lëkurë tuaj.
2.Të përdorni “loofah” (sfungjer) – dermatologu nga Orlando, Matheë Knight, insiston se përdorimi i këtij lloj sfungjeri bën që të krijoni një hapësirë të përsosur për bakteret, e që pastaj sjellin rreziqe shqetësuese për shëndetin tuaj.
3.Të qëndroni mbi ujin e përzier me sapun – nuk do të ua pastrojë këmbët tuaja. Në të vërtetë, fungusi mbetet në ujë të ngrohtë.
4.Të laheni në ujë të ashpër- nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet ta shmangni ujin natyral, dhe të laheni me ujë të shisheve apo të instaloni filtrues.
Mjekja Laura Ishmail, mjeke estetike, tha se uji me nivel të lartë të kalciumit mund ta irritojë lëkurën e njerëzve me gjendje të lëkurës si ekzema.
5.Ta përdorni zhiletën e lagësht – nëse e lini atë në ndonjë zonë të lagur, pa kohë të mjaftueshme dhe të pështatshme të tharjes, atëherë ju mund ta infektoni lëkurën tuaj pas çdo përdorimi.