5 arsye pse trupi i grave shëndoshet me moshën
Kur plakemi, trupat tanë pësojnë ndryshime të shumta. Luhatje hormonale, ndryshime në ekuilibrin kimik dhe shpejtësinë metabolike, kanë një ndikim të madh në pamjen dhe mirëqenien tonë.
Shtimi i peshës shpesh konsiderohet si pjesë normale e plakjes. Edhe ato që kishin një formë të bukur trupi kur ishin në të 20-tat, me kalimin e viteve, u shëndoshën.
Studime të shumta u kryen për të kuptuar, pse trupat tanë bëhen më të shëndoshë me kalimin e moshës. Sipas të dhënave, janë këto faktorë që ndikojnë:
1. Ndryshimet në estrogjen
Në moshë të mesme, nivelet e hormoneve seksuale zhvendosen. Kur estrogjeni bie, gratë kanë tendencë të grumbullojnë yndyrë rreth vijës së belit. Ky dhjam i brendshëm ndërtohet dhe rreth organeve, duke rritur rreziqet e problemeve serioze shëndetësore.
2. Shtimi i oreksit
Një studim zbuloi se nivelet e hormonit të urinës janë më të larta te gratë që janë pranë menopauzës. Përveç kësaj, substancat, të cilat normalisht sinjalizojnë për ngopje, nuk funksionojnë si duhet në këtë periudhë të jetës. Kjo shpesh rezulton në ngrënie të tepërt dhe dëshirë për ushqime me shumë kalori.
3. Humbja e masës muskulore
Muskujt tuaj përdorin kalori, edhe kur nuk ngrini pesha. Sa më shumë masë muskulore të keni, aq më e lartë është shkalla juaj metablolike. Me plakjen, masa muskulore humbet, ndërkohë që djegia e kalorive ngadalësohet. Nëse merrni të njëjtën sasi si më parë dhe nuk stërviteni, shanset që të shëndosheni janë të mëdha.
4. Mungesa e aktivitetit fizik
Gratë e moshuara nuk janë aq aktive as gratë e reja. Stili i ulët i jetesës, shkalla e ulët e metabolizmit dhe rritja e oreksit mund të çojnë në shtim peshe. Rrisni aktivitetin aerobik dhe ushtrimet për të qëndruar në formë dhe të shëndetshme. Specialistët rekomandojnë të kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar (ecje të shpejtë) ose 75 minuta aktivitet të fortë si vrapim.
5. Humor i ulët
Gratë në menopauzë ndihen të depresionuara për shkak të fatit të plakjes. Ulja e estrogjeni gjithashtu luan një rol në ndryshimin e humorit. Depresioni shoqërohet me rritjen e kortizolit, hormonit të stresit, që zakonisht çon në mbingopje dhe shtim peshe.