5 arsye pse duhet të konsumoni më shumë çokollatë të zezë
Çokollata e zezë, që përgatitet nga farat natyrale të bimës së kakaos është me të vërtetë një ushqim i mrekullueshëm dhe me shumë benefite për oganizmin
Më poshtë po ju listojmë disa nga pëfitimet më kryesore:
Ka shumë vlera ushqyese
Çokollata e zezë me përmbajtje mbi 70% kakao është një burim i pasur me shumë vlera ushqyese, ndër të cilat edhe fibra, hekur dhe magnezium
Është shumë e pasur me antioksidantë
Çokollata e zezë ka shumë përbërës organikë dhe antioksidantë, të tilla si: polifenol, flavanol, katecin etj, që kanë efekte të mrekullueshme për shëndetin
Përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe tensionin
Falë përbërjes së lartë të flavonideve që gjenden në çokollatën e zezë, ajo ka ndikim në mirëqarkullimin e gjakut dhe balancimin e tensionit.
Ul rrezikun kardiak
Bazuar në një studim të fundit të kryer në Suedi, njerëzit që konsumojnë sasi të vogla çokollate të zeze, kanë 30% më pak rrezik për ataket kardiake, krahasuar me personat që nuk e konsumojnë atë.
Mbron lëkurën nga dielli
Përbërësit bioaktivë që gjenden në çokollatën e zezë janë shumë të mirë për lëkurën, pasi e mbrojnë atë nga dëmtimet e diellit, përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në lëkurë dhe e mbajnë atë të hidratuar.