5 arsye përse të pini ujin e trangujve turshi
Në vijim ju paraqesim arsye shtesë përse ta konsumoni lëngun e trangujve turshi, trasmeton gazeta Kosova Sot.
MBRON NGA HIDRATIMI
Në vend të ujit, pini pak lëng të trangujve turshi. Nëse jeni tepër të etur, etjen më së shpejti e shuan lëngu i trangujve turshi, sepse përmban natrium dhe kalium.
QETËSON NGËRÇET NË MUSKUJ
Nëse ndiheni keq pas ushtrimeve të lodhura, kënaquni me lëngun e trangujve turshi. Ai qetëson muskujt me dhimbje dhe ju ndihmon që më shpejtë të shëroheni.
USHQIM I LIRË
Lëngjet sportive nuk janë dhe aq të lira. Trangujt dhe lëngu i tyre është. Edhe ju vetë mund të përgatisni trangujt turshi, do të jeni të shëndetshëm.
PLOT VITAMINA DHE ANTIOKSIDUES
Besoni apo jo, ky lëng përmban sasi të madhe me vitamina C dhe E dhe antioksidues. Ky kombinim e forcon sistemin imun dhe promovon shëndetin e gjithë trupit.
NDIHMON NË DIETË
Pasi që uthulla e mollës njihet për ndihmën për humbjen në peshë, njëjtë vepron edhe uji i trangujve turshi – nëse i keni përgatitur me uthull të mollës.