5 arsye përse nuk duhet t’i puthni bebet e porsalindura

5 arsye përse nuk duhet t’i puthni bebet e porsalindura

Puthja e bebeve është një rrezik të cilin nuk duhet ta nënvlerësoni edhe pse bëhet fjalë për një gjest dashurie. Të porsalindurit kanë një sistem imunitar jo të maturuar mirë dhe për pasojë rreziqet janë të mëdha duke qenë se ai ka ardhur nga një ambient steril si barku i nënës. Një puthje mund të jetë e rrezikshme për 5 arsye:

Bakteret
Në gojë ndodhen shumë baktere të cilat për trupin e të rriturit nuk janë të rrezikshme, por për të porsalindurin po! Edhe në duar duhet të evitohen pasi fëmija i fut në gojë dhe për pasojë fut bakteret në organizëm.

Herpesi
Bëhet fjalë për puthjet në gojën e të porsalindurve, pasi krahas baktereve mund të transmetohet tek fëmija një herpes, i cili për beben është një virus i rrezikshëm. Rreziqet më të mëdha janë në nivelin neurologjik si edhe në vetë humbjen e jetës.

Shkaktohet konfuzion
Psikologët nuk e këshillojnë puthjen e fëmijës në buzë, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për prindërit. Kjo e ngatërron fëmijën pasi ai do të shikojë edhe mamin me babin duke dhënë puthje. Pra ai do ta ketë të vështirë të kuptojë dashurinë mes dy të rriturve dhe fëmijës, sidomos në moshën 4-5 vjeçare.

Puthja në gojë konsiderohet si një puthje normale
Duke e puthur normalisht në buzë ai do të fillojë ta bëjë me të gjithë. Dhe kjo është shumë e rrezikshme.

Tymi i duhanit
Jo të gjithë konsumojnë duhan, por nëse dikush e bën është totalisht jo e këshillueshme të puthë fëmijën pa u pastruar mirë. Tymi pasiv e dëmton fëmijën dhe me anën e puthjes ai transmetohet tek bebja.

Shpërndaje në: