5 arsye përse gratë koreane nuk e tregojnë moshën; Ja sekretet e rutinës së tyre lidhur me kujdesin e fytyrës
Për shekuj me radhë, gratë koreane kanë qenë të fiksuara pas kujdesit të lëkurës. Sekretet e tyre janë zbuluar ndër vite e më poshtë do listojmë shtatë prej tyre, të cilët konsiderohen si hapat më të rëndësishëm në rutinën e kujdesit të lëkurës.
1. Lajeni fytyrën dy herë
Pastrimi është shumë i rëndësishëm në rutinën koreane tëkujdesit të lëkurës! Mos u mjaftoni vetëm me një të shkumuar, por sigurohuni që poret e lëkurës të jenë pastruar totalisht nga çdo papastërti.
Së pari, duhet të hiqni grimin duke përdorur një pastrues me bazë vaji e më pas pastruesi i rradhës duhet të jetë shkumues.
2. Masazhet e fytyrës
Masazhimi rrit qarkullimin dhe i jep lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm. Lëvizjet duhet të jenë rrethore dhe të ushtroni pak presion me mollëzat e gishtave.
3. Dieta e shëndetshme
Një rregull kardinal i kujdesit për lëkurën është se “Ju jeni ajo çfarë hani”, dhe gratë koreane e ndjekin me rigorozitet këtë. Dieta koreane është e pasur me lëndë ushqyese kryesore që ndihmojnë në ushqimin e lëkurës në nivel qelizor. Këtu lexoni të gjitha ushqimet që ju rinojnë e fshijnë ’10 vite’ nga fytyra juaj
4. Mbani mend rregullin 10-sekondësh
Rregulli 10 sekondësh ka të bëjë me atë se sa shpejt aplikoni produktet tuaja, rregull për të cilin shkruhet pa pushim në revistat koreane të bukurisë. “Pasi të bëni një dush të nxehtë, do të aplikoni tonerin tuaj brenda 10 sekondave”, sipas Angela Kim, themeluese e BeautyInsider , sepse sipas saj sa më gjatë të prisni, aq më shumë dehidratohet lëkura juaj.
5. Lani fytyrën me ujë oriz !