4 zakonet prej të cilave DUHET të heqim dorë para të 40-tave

4 zakonet prej të cilave DUHET të heqim dorë para të 40-tave

Jeta nis pas të 40-tave! Ata që kanë kapur këtë moshë me siguri që e dinë tashmë kuptimin e kësaj shprehjeje.

Por për ta kuptuar edhe ju këtë shprehje duhet që të kujdeseni për shëndetin tuaj përpara kësaj moshe.

Këto janë 4 zakonet e këqija që ju duhet t’i hiqni para të 40-ave në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm në pjesën tjetër të jetës:

Dehidratimi

Hidratimi në këtë periudhë të jetës është shumë i rëndësishëm. Kjo për faktin se lëkura pas të 40-ave e humbet elasticitetin dhe fortësinë e saj, rrudhat janë shfaqur, etj. Për të parandaluar problemet me lëkurën dhe probleme të tjera shëndetësore mos e shmangni hidratimin.

Privimi nga gjumi

Nëse para të 30-ave apo 40-ave ishit një person aktiv në jetën e natës, tani s’duhet të jeni më aq shumë. Në qoftë se nuk flini mjaftueshëm do e keni më të lehtë të sëmureni, do t’ju humbasë përqendrimi, do t’ju ulet imuniteti dhe do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës të nesërmen.

Zakonet e këqija ushqimore

Të ushqyerit shëndetshëm është një stil jetese që duhet ndjekur në çdo kohë. Por nëse më para abuzonit me ushqimet e shpejta dhe të thata, tani ka ardhur momenti t’i shmangni nga vaktet tuaja. Pas të 40-ave metabolizmi fillon të ngadalësohet dhe do e keni më të lehtë të shtoni në peshë. Filloni të konsumoni ushqime me vlera të larta ushqyese. Reduktoni mishin e kuq, yndyrat e ngopura, sheqernat dhe karbohidratet e parafinuara.

Mos anashkaloni vaktet

Siç e përmendëm edhe më parë, me kalimin e moshës metabolizmi ngadalësohet. Kështu nëse mënjanoni një vakt, do të merrni edhe më shumë kalori vaktin tjetër. Hani vakte të vogla dhe të shpeshta, në mënyrë që të mbani një peshë të qëndrueshme

Shpërndaje në: