4 të mira që lëkura përfiton nga Vitamina C

4 të mira që lëkura përfiton nga Vitamina C

 

Vitamina C është një element magjik për lëkurën dhe imunitetin. Ajo gjendet tek frutat dhe konsumimi i saj çdo ditë ndihmon në krijimin e një lëkure të mrekullueshme .

Është shumë e rëndësishme që ajo të jetë edhe pjesë e kujdesit të lëkurës përmes kremit, apo larësit. Është një fakt se kjo vitaminë njihet për vetitë e saj anti-plakje, nxitet riparimin e qelizave të dëmtuara dhe redukton ndjeshëm inflacionin e lëkurës.

Disa nga përfitimet e saj në lëkurë.

Shpejton shërimin

Vitamina C është një mrekulli për lëkurat e prirura drejt akneve, pasi ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit të tyre. Gjithashtu dëmtimet e pësuara në lëkurë nga dielli, puçrrat apo reaksionet alergjike shërohen më shpejtë përmes vitaminës C.

Redukton inflamacionin

Vitamina C ka veti anti-inflamatore dhe është e shkëlqyer për qetësimin e lëkurës. Zgjidhni një serum të pasur me vitaminë C për të reduktuar fryrjet e syve apo lëkurës.

Hidraton

Kjo vitaminë është e mrekullueshme për lëkurën e thatë pasi rrit lagështinë në lëkurë dhe e mban atë të hidratuar.

Stimulon lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim

Vitamina C shkëlqen lëkurën e lodhur, të vrarë dhe i jep asaj shkëlqim duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Kjo ndihmon në largimin e rrudhave dhe nxit një lëkurë të fortë dhe tendosur.

 

Shpërndaje në: